Kthimi i fuqishëm i LDK-së

Diaspora

Kthimi i fuqishëm i LDK-së

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi edhe sot se është model për subjektet tjera politike në Kosovë e më gjerë. Me proces të hapur e shumë demokratik ajo zhvilloi zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë. Pavarësisht rënive të viteve të fundit, në disa palë zgjedhje të organizuara në Kosovë, LDK mbetet subjekti që është faktor i rëndësishëm për jetën politike dhe institucionale të Kosovës.

ka vlerë shumë të madhe dhe rruga e saj është shumë e shëndetshme, në qoftë se ecet duke mos bërë gabime të së kaluarës.

Historia e themelimit të LDK-së, është shumë e lavdishme. Prandaj, detyrë e kryetarit të ri të LDK-së, është që të bashkojë të gjithë njerëzit vullnetmirë, të gjithë profesionistët, të gjithë ata që kanë punuar e punojnë në frymën prorugoviane e proamerikane. Po ashtu, borxh të veçantë, LDK i ka njerëzve të saj në mërgatë, sepse mërgata ka qenë e lidhur shpirtërisht e materialisht me të gjitha proceset e Kosovës, të cilat kanë qenë të prira fillimisht nga LDK-ja dhe ajo duhet të kthejë kokën edhe nga ne në mërgatë.

Si anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së, në Suedi, si ish kryetar i degës së LDK në Suedi, si ish anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sot e ndoqa me shumë vemendje Kuvendin Zgjedhor për kryetar të LDK-së. Përfundimisht, them se LDK ka të ardhme proesperuese me lidershipin e ri. LDK do të kthehet edhe më fuqishëm.

Kryetarit Lumir Abdixhiku i uroj suksese në këtë rrugëtim, jo të lehtë, por që do të bëjë historinë në të mirë të LDK-së dhe elektoratit të saj besnik.

Hysen Ibrahimi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Dega në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat