Krim shokues, italiani vret emigrantin shqiptar

Diaspora

Krim shokues, italiani vret emigrantin shqiptar

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 07:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ndodhi në Novara, viktima është Caf Nikaj, 59 vjeç.

Jeta e një emigranti shqiptar u këput në mes pak para fundjavës pasi një italian e vrau me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Novara të Italisë të premten.

Pasditen e së shtunës policia lokale tha se viktima është Caf Nikaj, 57 vjeç, raporton noa.al. Autor i dyshuar për krimin është Lorenzo Rivani, 63 vjeç.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Krimi erdhi pasi dy burrat ishin fqinjë në rrugën  Campano, në zonën Santa Rita. Që të dy ishin përfshirë prej kohësh në përplasje verbale për shkak të problemeve që kishin si fqinjë.

Nikaj u qëllua me thikë dhe u plagos rëndë. Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë pak më vonë. Ndërsa italiani u përpoq të zhdukej, por u kap disa orë më vonë. Ai tha se e kreu krimin në kushtet e vetëmbrojtjes. Nëse hetuesit do të jenë objektivë dhe të paanshëm në hetim, pritet të zbardhet se çfarë ndodhi.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja për vetëmbrojtje duket të jetë e pavërtetë sepse dy fqinjët janë takuar në rrugë, larg banesave të tyre dhe italiani la qenë i armatosur me thikë në përballjen me shqiptarin që qëlloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat