Dhimbja dhe lavdia e janarit në Malmö të Suedisë

Diaspora

Dhimbja dhe lavdia e janarit në Malmö të Suedisë

Nga: Zymer Kuqaj Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:19
Foto nga takimi

Të shtunën më 22 janar në lokalet e Qendrës kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë u mbajt manifestimi tradicional Flaka e janarit.

Organizator i këtij manifestimi ishte Lidhja e shoqatave shqiptare "Iliria" në Suedi. Manifestimi u mbajt para një numëri të kufizuar pjesëmarrësish, për shkak të masave të marra nga shteti suedez për parandalimin e pandemisë.

Tubimin e hapi Murat Koci, kryetar i LSHSH "ILIRIA". Murati foli për historikun e manifestimit Flaka e Janarit që tani është bër tradicional. Ai vazhdoi më një historik të shkurtër për personalitet shqiptare që janë vrarë nga armiqtë apo kanë vdekur natyrshëm në muajin janar.

Manifestimi vazhdoi më referimet e përgatitura nga organizatori duke filluar më ngjarjet më vjetra nga historia jonë.

Ismail Rugova referojë për Gjergj Kastriotin në letërsinë skandinave kurse Mehdi Behrami kishte temën, Gjergj Kastrioti në letërsinë frënge. Ishin dy referime më shumë vlerë që dëshmonin për heroin tonë kombëtar, trimërinë dhe strategjinë e tij ushtarake. Lavdia e Gjergjit tonë kishte depërtue deri të sagat islandeze sipas referuesit Ismail Rugova.

Për jetën, veprën dhe rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës u paraqit online nga Zvicra, veprimtari i hershëm I çështjes kombëtare dhe ish ministri I qeverisë së Kosovës në ekzil Xhafer Shatri. Xh. Shatri foli për patriotin Rexhep Mala  që sapo kishte mbaruar burgun për veprimtari patriotike. Rexhepi vazhdon punën e lënë më burgosjen e tij, tani duke e gjetë një idealist të ri si bashkëpunëtor por të vendosur deri në sakrifikim për lirinë e Kosovës, siç ishte Nuhi Berisha. Në të njëjtën temë referojë edhe Xhevat Isufi mësuesi i gjuhës amtare, veorimtari dhe ish drejtori I Qendrës kulturore të Kosovës në Suedi.

Për temë kryesore të këtij manifestimi ishte caktuar, 40 vjetori i rënies vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën referojë Mustafë Bajramaj, kryetar i veteranëve të UÇK-së për Suedi. Ai foli për fëmijërinë, shkollimin e deri të angazhimi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës në lëvizjen ilegale. Mustafa theksoi në mënyrë të veçantë për lëvizjen ilegale të grupit të Deçanit dhe lidhjet e këtij grupi më Jusuf Gërvallën edhe pas arratisjes së tij nga Kosova. Mustafë Bajramaj përkundër moshës së re ishte edhe vet pjesë e levizjes ilegale në komunën e Deçanit dhe i burgosur për këtë aktivitet në vitin 1981.

Për Kadri Zekën, Mustafa theksoi idealin e lartë tek heroi, oratoria që e dallonte atë dhe vullnetin që kishte të bashkëpunojë më grupin që udhëhiqte Jusuf Gërvalla. Si rezultat i këtij bashkëpunimi erdhi deri të bashkimi i këtyre grupeve. Mjerisht ky fakt u bë edhe arsye për vrasjen e heronjve.

Në të njëjtën temë dhe ngjarje referojë edhe Zymer Kuqaj. Ai në veçanti spikati jehonën e vrasjes së heronjve në ngritjen e vetëdijes kombëtare, që u shëndrrua në kushtrim lirie për popullin shqiptar në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi.

Për Isa Boletinin referojë Adem Qerimaj, për heronjët e 31 janarit të vitit 1997 (Zahirin, Edmondin dhe Hakifin) foli Shaip Morina.

ProfMuhamet Shatri foli për presidentin historik Ibrahim Rugova. Profesori Shatri foli për jetën dhe veprën e bujshme të Ibrahim Rugovës. Në fund të fjalimit kishte përgaditur shumë thënie për Rugovën që nga njërzit e thjeshtë të Kosovës deri të personalitetet vendore e ndërkombëtare.

Zait Pollozhani foli më theks të veçantë për obligimet qytetare të shqiptarëve në përgjithësi në respektimin e ligjeve dhe institucioneve si mënyra më e mirë e respektimit të dëshmorëve që dhanë jetën për këtë liri, që ne sot e gëzojmë.

Referimi i moderatorës të këtij manifestimi Igballe Murati-Morina ishte shumë i veçantë. Ajo foli për heroin e ditëve të para të UÇK-së Zahir Pajaziti nga prizmi  familjar. Nga fakti së Igballja nuk kishte dallim të  madh në moshë më djalin e dajës Zahirin, ajo tha së jam rritur dhe kam shumë kujtime të mira më heroin. Referimi i moderatorës nuk ishte emocional vetëm për atë, por për gjithë të pranishmit në këtë manifestim.

Duhet theksuar së në këtë manifestim mungojë referati për njeriun e pavarësisë Ismail Qemali. Arsyeja, së autorja e referatit Silvana Begaj nuk kishte mund të vie në këtë aktivitet shkaku i pandemisë.

Mbrëmjen e këtij manifestimi e hijeshuan poezitë e Mitrush Kutelit dhe Din Mehmetit të recituara më mjeshtëri dhe pasion nga Haxhi Haxhija dhe Shaip Morina.

Atmosferë festive këtij aktivitet i dha zëri  i këngëtarit Beqir Shaqiri i përcjellë nga instrumentisti Agron Muftari dhe violina e Afrim Elshanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat