Të rinjët e Doblibares edhe në mërgatë janë unik

Diaspora

Të rinjët e Doblibares edhe në mërgatë janë unik

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 9 prill 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Jeta është e atillë dhe i ka eksperiencat e veta, të cilat njeriun e përplasin dhe e godasin prej njërës anë në tjetren, dhe nga njëherë pa dashur e tërheqin pas vetës dhe e largojnë nga rrethi i vet i ngushtë apo nga vendi më i ëmbël i jetës, edhe pse dikush do e quante mëkat, sepse ekziston frika se shpeshherë po braktiset dhe bashatiset vendi nga njerëzit e vet, në veqanti nga të rinjët, kur dihet se kjo rini është shpresa dhe qelësi i ardhmërisë së çdo shoqërie dhe vendi.

Arsyeja apo faktori kryesor që njerëzit e shoqërisë tonë shqiptare i shtyri të largohen përkohësisht nga rrethi dhe vendi i vet i dashur, që do të ishte një arsye e thellë të veprohet në një mënyrë të tillë, kur Kosova ishte e shtypur dhe e sunduar nga regjimet e egra, sidomos nga kjo e fundit serbo-sllave, dhe shumica e të rinjëve dhe njerëzve të këtij vendi ishin në syrin e përgjimeve dhe përndjekjeve, të cilët janë konsideruar si armiq të rrezikshëm ndaj regjimeve, dhe vetëm ikja në një vend tjetër, sidomos në vendet e perëndimit do të ishte shpëtimi i tyre.

Ndërsa faktori i dytë ishte përballja me kushtet e rënda ekonomike, nga papunësia dhe mungesa e një burimi jetësor, që në një mënyrë e detyrojnë njeriun të provojë dhe të kërkojë fatin e vet dikund më largë, për të punuar dhe për të fituar diçka më shumë, pa e llogaritur se shpeshherë rreziqet janë të mundura e të pa pritura, por ato largë vendlindjes dhe atdheut janë të dyfishta dhe e kanë një domethënje tjetër, sepse kanë një përmbajtje dhe përplasje të natyrave të ndryshme përshkak të largësisë dhe ambientit të huaj, por sëcili në ato momete të fundit prapë do të thoshte, « dua të kthehem në vendlindjen time, aty do të pushojnë eshtrat e mia përgjithmonë» .

Edhe pse nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer kohën mbrapa apo për ta ndryshuar këtë realitet edhe pse nuk duhet ta harrojmë të djeshmën, apo të preokupohemi për atë që ka ndodhur dje, por nëse e harrojmë shpejtë, ajo do na rrie varë si barrë dhe do na rëndojë më shumë nëse nuk e kemi kuptuar mirë, sepse mërgimtarët e parë më herët kanë migruar të vetëm dhe pa familjen e tyre të ngushtë, të cilët kanë punuar me përkushtim dhe kanë derdhur shumë djersë e mundi, për të mbajtur dhe ushqyer dhjetra të tjerë në shtëi apo atdhe, sigurisht duke ndërtuar diçka të re dhe duke e përmirësuar gjendjen e mjerueshme.

Dhe ja si vazhdon më tej ky ritëm dhe trend i mërgimtarëve edhe sot në kushte dhe rrëthana të tjera, si një varg i pa ndalur dhe si një rrugë e lakmuar e njerëzve të shoqërisë tonë, e cila ka krijuar një bagazh dhe histori të gjatë, dhe shumica e mërgimtarëve kanë arritë gjëra të mira dhe të mrekullueshme, ndërsa ke edhe të atillë, që sfiliten dhe duke hasur edhe të kundërtën e kësaj, sepse nuk mund të bëjmë gjithçka dëshirojmë, nëse ndonjëherë dëshirojmë të bëjmë edhe ndonjë ç’menduri me sjellje arrogande dhe forma të tjera të përfitimeve të pa ligjshme.

Edhe fshati Doblibare, i cili pas këtij emërtimi sllav e ka marrë emrin e ri dhe të përshtatur me emrin “Balldrin”, me një arsye të thellë dhe shumë të çartë, kur edhe gjeografisht pjesa perëndimore dhe lindore e këtij vendi shtrihet përballë në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë. Ky fshat në komunën e Gjakovës, është në mesin e fshatrava më të mëdhaja të kësaj komune në rajonin e Dushkajës, me afro 200 shtëpi, apo me 2mijë e më shumë banor, i cili dallohet me shumë karakteristika të veqanta në fushën e ndërtimit dhe zhvillimëve të përgjithshme, por edhe me një popull fisnik, punëtor dhe intelektual, duke marrë parasysh gjeneratat e mesme dhe të reja, të cilët kanë kryer edhe shkollime superiore.

Mirëpo, çka do të ishte edhe e veçanta e këtij shkrimi, nëse do ta thëmi realitetin e një ndryshimi dhe zhvillimi në mjediset e këtij populli, atëherë nuk mund të largohemi që mos ta tregojmë edhe historikun e vërtetë të saj, për deri sa rrallë ka ndonjë shtëpi në këtë fshat, që nuk e ka ndonjë anëtarë të familjes dhe më shumë, të punësuar në botën e jashtme, duke filluar që nga vendet më të afërta perëndimore, Italia, Austria, Gjermania, Zvicëra dhe të tjera, deri në Amerikë e Australinë e largët, të cilët me vite punojnë në këto vende.

Të gjithë këta njerëz që migruan vite më herët nga ky fshat, por edhe nga vendet tjera të Kosovës, me siguri që me krijimin e kushteve më të mira, këta mërgimtarë i muarën edhe familjet e tyre të ngushta, të cilët krijuan dhe lindën gjenerata të reja, që shumica e këtyre gjeneratave të reja janë për ti lakmuar dhe japin përshtypjen se përveq se nuk e kanë harruar gjuhën, traditat dhe dashurinë për vendlindjen e tyre, ata janë aktivistë të zellshëm dhe human të çëllimëve të mira ndaj popullit dhe atdheut të vet sa herë e kërkon nevoja.

Nëse flasim për mërgatën në Zvicërr, kemi mjaftë çka të flasim, por këtë herë për kantonin Aarau, ku si qendër e kanë qytetin e njohur Vohlen, me një numër të madh i të rinjëve që punojnë dhe jetojnë në këtë vend, dhe e veçanta e tyre që i dallon dhe jep shembullin e mirë dhe të karakterit të kësaj rinije në mërgatë, është në rend të parë harmonia në mes njëri-tjetrit dhe atdhedashuria, të cilët kjo e fundit i bashkon në çdo moment edhe në raste të mira dhe të vështira.

Prandaj, qëllimi i jetës është të jesh dikushi... apo të përfaqësosh dikend, në mënyrë që jeta që e jetojmë të sjellë një ndryshim kudo që gjendemi, qoftë edhe të vogël në këtë botë, prandaj kur e kemi fjalën për këtë gjeneratë të re në mërgim, e cila jeton dhe vepron në një vend dhe ambient të huaj, por që do ta luante rrolin e vet të organizuar dhe pozitiv, duke nxjerrë në pah traditën, bujarinë dhe origjinalitetin e popullit të vet fisnik.

Përveq organizimeve dhe tubimeve të zakonshme javore, të rinjët e kësaj mërgate nga fshati i Doblibares, në agjendën e tyre e kanë edhe planin dhe programin e takimeve familjare, të cilët së bashku organizojnë ahengje dhe ndeja të ndryshme në natyrë, të cilave ndeja dhe tubime do ua kishte lakmi sëcili, sepse do të ishte e rëndësishme, përveq përgaditjeve ushqimore tradicionale ndodhë edhe bashkëkomunikimi dhe lojrat e fëmijëve në mes vete dhe në gjuhën amnore.

Pjesë e aktivitetit dhe organizimeve të kësaj mërgate është edhe klubi futbollistik me emrin “Fortuna” duke e trashëguar këtë emër nga klubi i fshatit të tyre Doblibare, që dikur kishte emër të madh në garat tradicionale komunale të Gjakovës, me çrast edhe në mërgatë ky klub ka marrë pjesë në gara të ndryshme të organizuara në disa kantone të Zvicrres, dhe shpeshherë edhe si titullare e fitoreve, të cilat fitore me të holla, ia ka dedikuar pjesës së varfër fshatare në vendlindje.

Ka shumë gjëra të mira për të cilat duhet shkruar, që i përkasin veprave dhe sjelljeve të mira të kësaj mërgate, e cila është aktive dhe e gatshme në çdo kohë dhe rrethanë për ta ndihmuar bashkë fshatarin apo bashkëatdhetarët e vet sa herë e kërkon nevoja, dhe e cila do të ishte meritore e shumë gjërave të mira, që duhet të marrim shembëll dhe ka aromën e atdhedashurisë dhe forcën për të ecur përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat