Shkollat shqipe në Austri

Diaspora

Shkollat shqipe në Austri

Nga: Miftar Zagragja Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Steyr, 14 Maj 2022 · Shoqata-Kulturore-Sportive-Shqiptare ,,Atdheu“- ,,Mërgimi“ -,,Oda“në Steyr ka pritur në mjediset e saj përfaqësues e Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashri“ në Austri. Kryetaren z. Antigona Elshani dhe Ismet Sinani në kuadër të vizitës së saj në Steyr, mbajti sot takim me drejtuesit e Shoqatave dhe Prindërve Shqiptarë në Steyr. Mbledhje informative, ku do t'ju informojmë për mënyrën e funksionimit te „Shkollës Shqipe në Austri“. (Mësimi Plotësues në gjuhën shqipe).Qëllimi ngrijën e cilësisë organizative me anë të bashkëpunimit së shqiptarëve që jetojnë në mërgim.

Në fillim z. Miftar Zagragja i i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoj secilin veç e veç për kohën dhe mundin e dhënë për pjesëmarrje në ketë mbledhje,

Të nderuar Profesorë Doktorë -Mjeke-Magjistra-inxhinier-Mësuese-Studentë-Punëtorë…etj.

Të nderuar mysafirët e nderit, veprimtar dhe aktivist te çështjes kombëtare në diasporë, udhëheqës dhe anëtarë të kryesive të shoqatave, Udhëheqës të fondeve për ndihma humanitare , Veteran dhe Ushtar Çlirimtare te Kosovës, dhe veprimtar e kontribues te çështjes kombëtare….e tjera.

Në mesin tonë ishin të pranishëm:

I nderuar Dr.Miran Sadikaj.

I nderuar Mag. Behar Begaj.

E nderuara zonja. Antigona Elshani kryetare e Shoqatës se Mësuesve Shqiptarë “Naim frashri” në Austri.(Mësimi Plotësues në gjuhën shqipe).Nga Shoqatës se Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Z. Ismet Sinani.

I nderuar Hoxhë Muhamed efendi Fazliu: Imam në Xhaminë “Atdheu“ në Steyr.

Kryetari i Shoqatës Kulturore -Sportive Shqiptare–„Olimpiada” Melk– Austria z. Ukë Halilaj,

Kryetari i Shoqatës kulturore -Sportive Shqiptare „Shqiponja”- Traisen z. Hafir Elshani,

Kryetari i Shoqatës Kulturoe -Sportive Shqiptare,,28 Nëntori” Kirchdorfi z.Ymer Aliu,

Nga Shoqata-Kulturore-Sportive-Shqiptare ,,Atdheu”,

Kryetari i Shoqatës-Kulturore-Sportive-Shqiptare ,,Oda”-Negjip Haliti, Kryetari i Shoqatës-Kulturore-Sportive-Shqiptare ,,Mërgimi”-Adem Kuleta,

…etj,

Diasporës shqiptare në Austri:Vijnë nga treva të ndryshme shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Kosova Lindore, dhë Mali i Zi..... etj.

Që nga koha kur kanë ardhur e deri tash, kanë arritur të integrohen në jetën dhe shoqërinë austriakë, por duke ruajtur edhe gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare.

Roli i mërgimtarëve shqiptarë në të kaluarën dhe të sotmen.

Shqiptarët në Austri aktivitetet e tyre për Çështjen kombetare.

Aktiviteti të diasporës shqiptare në Austri bashkëpunimin e organizmi midis nesh.

Qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë të diasporës shqiptare.

Austri për të mësuar më shumë për shkollat shqipe, që punojnë për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Linzi është qyteti i parë austriak, ku ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Pagat e mësimdhënësve i siguron qeveria austriake.

Prindërit shqiptarë nuk hamendën për t’i dërguar fëmijët e tyre në një angazhim tjetër.....!, Por është e domosdoshme që këta fëmijë të ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe, ku shqipja përveç se flitet rrjedhshëm, duhet shkruhet dhe lexohet.

Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Austri, ndërsa në veçanti u diskutua për shkaqet e numrit jo shumë të kënaqshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Steyr Austri. Me këtë rast, Kryetarja z. Antigona Elshani, përpos që njoftoi bashkatdhetarët për zbatimin e marrëveshjes ndërshtetërore për mësimin plotësues, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht t’i përgjigjen ftesës, për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe. Kjo është mesazhi që kam prindërit dhe fëmijë të ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Mësimdhënësit dhe prindërit e pranishëm në takim konfirmuan se numri i nxënësve ka shënuar një ulje, mirëpo u shprehën optimistë që përpjekjet dhe përkrahja do të rezultojnë në ngritjen si të nivelit ashtu edhe të numrit të nxënësve që vijojnë shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që fëmijët e tyre mos ta harrojnë gjuhën amtare. Angazhimi që gjuha shqipe dhe traditat tona kombëtare të ruhen janë mjaft të theksuar tek bashkëkombësit tanë në Austri. U falënderojmë përzemërsisht gjithë juve këtu dhe falënderoj gjithë mërgatën shqiptare, kudo që janë, teju uroj për punë te vazhdueshëm dhe shëndet të mirë për ju dhe familjen tuaj, me respekt, nga këshilli organizativ ne Steyr.

Ju faleminderit për pjesëmarrje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat