Në muzeun e Vjenës për të njohur historinë e Skënderbeut

Diaspora

Në muzeun e Vjenës për të njohur historinë e Skënderbeut

Më: 16 maj 2022 Në ora: 07:40

Ruajtja dhë mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë është misioni i vështirë që mësuesit shqiptarë jashtë vendit përpiqen të realizojnë, në mënyrë që fëmijët me origjinë shqiptare të lidhen sa më shumë me historinë dhe kulturën e vendit. Për këtë mësuesit shfrytëzojnë jo vetëm orët mësimore por edhe aktivitete të tjera.

Në Austri shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, me nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe vizitoi “Muzeun Botëror” (Weltmuseum)në Vjenë.

Aty fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër reliket e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pjesët e identitetit tonë kombëtar!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat