Mërgimtarët nderojnë heronjtë

Diaspora

Mërgimtarët nderojnë heronjtë

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 06:53
Fotografi e Grupit nga Mërgata, të bërë në Sallën e Pritjes, në shtëpinë e Presidentit Rugova, në Velani

Të prirë nga kryetari i Dëgës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, mërgimtarët nga ky subjekt, Shoqata "Sali Çekaj" në Gjermani, me kryetar Gazmend Dashi dhe Zvicër, me kryetar Xhemajl Haxhiu, Shoqata "Bekim Berisha - Abeja", në Mossburg, me kryetar Bashkim Halilaj, bënë homazhe ke shtatorja e Sali Çekaj në Deçan. Pastaj, vazhduan homazhet në Prishtinë, ke vendprehja e përjetshme të Presidentit Rugova dhe Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heronj të Kosovës.

Ishte një agjendë e ngjeshur ditore. Veprimtari i hershëm për demokraci, luftëtari i orëve të para, Sali Çekaj, që nga hyrja në Deçan, e grupit të armatosur në, më 2 dhjetor 1991, e deri ke Lufta në Koshare dhe rënia heroike, u bë shembull e frymëzim, për luftëtarët e brezat shqiptarë. Emocine përjtojnë të gjithë pjesëmarrësit në nderimin e Saliut, tashmë, të përjetësuar në shtatore. Por, shokët e tij të armëve: Osman Ferizi, Saim Tahiraj, Zenun Idrizi, Fadil Tolaj, me shokë, e ndjejnë fort, në shpirt, zemër e mendje mungesën e tij.

Nënkryetarët Nazmi Musa, Tahir Buçolli, sekretari Isa Shabani, zv.arkatari Azem Kelmendi; veprimtarët Smajl Çekaj, vëllai i Sali Çekaj, Mejdi Laçaj, Hajzer Gashi e Selim Kryeziu kanë ardhur nga Prizreni; Ajet Mehmeti, Isuf Gërguri, Nazmi Kelmendi, nga Llapi; Sami Tahiraj, Xhafer Leci, Ramadan Desku, Xhevdet Rrahmani, vëllai i Heroit Ismet Rrahmani, nga Açareva, Ibrahim Rexhaj, Afrim Mulaj, Bashkim Vokshi, Imer Maksutaj, nuk mungojnë asnjëherë në aktivitete. Dhe të tjerë, me keqardje, nuk më kujtohen emrat e tyre.

Në pritje të mysafirëve është gazetari, publicisti, studjuesi Adem Lushaj, njëherësh,kryetar i Shoqatës të Intelektualëve të komunës së Deçanit. Agjenda vazhdoi në Prishtinë. Një vizitë në Selinë e LDK-së, takim me kryetarin Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Anton Quni, kryetarin e komunës të Dragashit, Rexhep Xheladini dhe të tjerë. Një ekspoze-sintezë, për veprimtarinë e LDK-së e bëri kryetar Lumiri. Fort entuziast, për rikmëkëmbjen e partisë të kryetarit Rugova, pas kolapsit zgjedhor të 14 shkurtit 2021. Ai foli për strukturimin e LDK-së, si zgjedhjet në Forumin e Rinisë, të Gruas si dhe procesi zgjedhor në disa Degë, ku humbja ka qenë shqetësuese.

"Mërgata e anashkaluar, dikur, tashmë, janë tejkaluar pengesat dhe komunikimi është normalizuar. Në disa Degë, si në Zvicëe, Beneluks, Gjermani, janë bërë takime me elektoratin dhe Kryesitë e Degëve. Janë zvetnuar kundërthëniet dhe ka fituar qytetarinë mirëkuptimi. Jemi të hapur ndaj Mërgatës, për bashkëpunim dhe të gatshëm të lehtësojmë për problemet që keni në Atdhe", - tha, në në mes tjerash, kryetar Lumiri. 

Kryetari i Degës të LDK-së, në Gjermani, Osman Ferizi, gjithëherë, ballëhapur për punën e bërë, foli për "pengesat, intrigimet përçarëse, rrjedhojë e një politike të gabuar dhe të kaluar. Dhe, në vend të përgjigjës të rreptë meritore, kam zgjedhur urtinë e Presidentit Rugova, duke toleruar, ndoshta, më shumë se sa duhet. Dhe, kjo sjellje e matur, besojmë të jetë më e shëndetshme për LDK-në tonë zëmadhe. Përballjet me bojkot të takimeve dhe të aktiviteteve të Degës, nga ndoca Nëndegë dhe disa insividë, në krye apo në bisht të nëndegës, kanë folur e vepruar në emër të nëndegës, pa qenë të autorizuar nga anëtarësia, madje, as nga kryesia e tyre", - deklaroi, veç tjerash, kryetari Osman Ferizi.

Vizita në selinë Presidenciale të Rugovës, na ngjallë përjetime krenarie e dhimbje- njëherësh. Ishte dhe mbeti kombëtari më i madh shqiptar, vizioni i të cilit ishte i duhuri për kohën, për ta shpëtuar Kosovën. Edhe pas dëbimit të soldateskës kriminale serbo-sllave, nga forca ushtarake NATO, disa komandantë të etur për gjak shqiptarësh, për pasuri dhe karrierë të shfrenuar, vazhduan krimet ndaj shqiptarëve të përzgjedhur! Në shenjestër kishin vënë Presidentin Rugova, bashkëpunëtorët e tij, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, gazezarët-reporterë të luftës, por edhe brenda llojit, siç janë kuadrot e hershëm të LPK-së.

Grupin e Mërgatës e priti Ukë Rugova dhe Adnan Merovci, shoqëruesi shumëvjeçarë i Presidentit Rugova. Dhe, prania e tij, përkrah Ukës, fliste shumë, ishte një demant bindës, për zhurmimin e bollshëm, të bërë paushall, nga gojëkëqinjtë, për arsyen e largimit të Merovcit, nga shërbimi i mëtejmë pranë Rugovës. Por, gjërat janë më thellë. Shantazhi e kërcënimi në vijimësi, e deri ke përpjekja për ta implikuar Merovcin, në ndonjë konspiracion kriminal, janë arsyet, që një ditë do të shpalosën argumentueshëm nga vet ai.

Ukë Rugova uroi mirëseardhje dhe falënderim, njëherësh, për mysafirët e nderuar dhe mirënjohje e respekt të dlirë për të gjithë bashkatdhetarët tanë, në mërgimin e përbotshëm. Ai foli për Selinë Presidenciale, pritjet dhe përcjelljet që ka bërë Presidenti Rugova ndër vite. "Miqtë e Familjes Rugova janë të shumtë dhe të sinqertë. Kjo na bënë krenarë dhe të fortë. Presidenti Rugova ishte tradicional dhe kishte përvojën e duhur në mirëpritjen e mysafirëve, duke u dhënë edhe mundësi e kohë, për t`u ndjerë mirë dhe të shpenguar, për t`u shprehur lirshëm. Miqtë kanë qenë frymëzim i djeshëm dhe i sotshëm i familjes tonë, duke na dhënë forcë dhe vullnet, për punë të mbara", - tha Uka. 

Djali i zgjuar, Ukë Rugova, shpalosi disa nga kujtimet e asaj kohe, si rinor dhe dëgjues i vëmendshëm. "Presidenti Rugova ndante dhimbje, respekt e mall, për bashkatdhetarët e mërguar. Kontributi i Mërgatës tonë, ka qenë i një rëndësie të veçantë, qoftë për mbijetesën e popullit të kërcënuar në shumë aspekte, madje, edhe me uri, ndonëse përjashtimet nga puna ishin masive. Mërgata, përkatësisht, bashkatdhetarët tanë përballuan, suksesshëm, qëndresën stoike karshi pushtuesit serbo-sllavë, duke financuar Institucionet Paralele në Kosovës dhe jashtë saj", - përmbylli ekspozenë e tij, pinjolli i Familjes Institucion, Ukë Rugova.

Kuadri kyç, shoqërues i gjithmonshëm i Presidentit Rugova, Adnan Merovci, shpalosi disa nga kujtimet e bollshme, nga kjo Sallë, ku Presidenti historik ka pritur, tej një dekade, burrështetasit e shumtë botërorë. Ai flet me respekt e admirim të veçantë, për mënyrën e pritjes, bisedat konstruktive, temat e trajtuara, të cilat kishin emërues të përbashkët: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Rugova ishte gjithëherë entuziast, shpresues e besues se liria e shumëpritur, më në fund, do të vjen edhe për shqiptarët. Besimi i Tij i palëkundur, rrezatonte forcë dhe energji tek populli i Kosovës, për të punuar dhe luftuar për këtë qëllim madhor.

 Në triologjinë studimore dokumentare, tashmë, të publikuar, me autor Adnan Merovcin, "Në hap me Rugovën", "Kështella e (mos) marrëveshjes", "Pengu", shpaloset, me vërtetësi, jeta politike dhe presidenciale e Ibrahim Rugovës. 

Në fjalën e tij, zëdhënësi i Degës të LDK-së në Gjermani, Idriz Zeqiraj, në mënyrë kronologjike, dëshmoi për veprimet kriminale të komandantëve pushtetarë e partiakë ndaj Familjes Rugova. Këto veprime banditeske janë shtuar pas amëshimit të kryezotit Rugovë. Ata nuk arritën ta mundnin Rugovën me votë në gjallje të Tij dhe as ta shuanin fizikisht me atentate, tani provuan ta denigronin, përmes fëmijëve bonjakë të Rugovës, moralisht, me akuza të kurdisura dhe shantazhe burracakësh, për ta zvetnuar dashurinë dhe respektin, që gëzon populli shqiptar i Kosovës dhe Shqiptaria mbarë për Presidentin historik. 

Ndërhyrjet kriminale, intrigimet, si në rastin "Vizat", janë sajesa e kalkulime të PAN-it, me SHIK-kun e tij. Jo rastësisht janë përzgjedhur, pikërisht, fëmijtë e Rugovës, për shantazhe e presione, nga më të ultat. Mendoni vetëm për një çast: A do ta bënte këtë Presidenti Rugova me fëmijtë e komandantëve? - Përgjigja është: Kurrën e kurrës! Madje, as që mund t´i shkonte në mendje, një poshtërsi e tillë!

Fëmijëria e fëmijëve të Presidentit Rugova, është unike në botë. Një fëmijëri, pa fëmijëri! Një izolim i tmerrshëm! Komandantët e tërbuar, përgjonin si bisha, për të gjetur një shteg sulmi, për të shkaktuar gjëmë e gjak në Familjen Institucion Rugova. Ata shënjestruan Selinë-shtëpi të Presidentit; kurdisën bombën e telekomanduar ndaj makinës së Presidentit, pikërisht, atëherë, kur Ai ishte brenda saj. Mbijetoi pse makina rastisi e blinduar, dhuratë e burrave të Mërgatës.

Krahasoni kushtet e sigurisë, hapësirat e vendbanimit, që kanë kry-shtetarët e botës, me ato që kishte Presidenti Rugova, në rrugën ngushticë në lagjën -Velani​-! Jashtë çdo standardi. Presidenti u shua fizikisht kësaj bote. Por, ata që ia nxinë jetën Atij dhe shqiptarëve, vazhdojnë të bredhin të lirë, sepse "komandantët" kriminelë shkatërruan sistemin e drejtësisë. Dhe, nuk ka kush të bëjë drejtësi, për t´i hetuar dhe ndëshkuar krimnelët e bollshëm, të Kosovës të përtokur, nga krimi vrastar dhe hajnia zyrtare.

Në kthim nga Prishtina, një pjesë nga Grupi i Mërgatës, udhëtoi për Drenicë, përkatësisht, në Açarevë, për ta vizituar Nënën Cymë fisnike, të heroit Ismet Rrahmani dhe kullën, me ODËN e veçantë muzeale, e begatuar me eksponate fotografish, histori shqiptare dy shekullore.

Të gjithë aktivitetin ditor të Grupit të Mërgatës, e përcolli me kamerë, drejtori i TV "FONTANA", me seli në Istog, Zeqir Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat