E veçanta e ndjesisë për lirikat në mërgim

Diaspora

E veçanta e ndjesisë për lirikat në mërgim

Engjëll I. Berisha Nga Engjëll I. Berisha Më 14 mars 2023 Në ora: 09:49
Bradhec Berisha gjatë aktivitetit letra me krijues zviceranë në Zvicër.

Nga shumë poetë të viteve të fundit, por edhe nga e kaluara, me veprat e tyre del në pah kohezioni pa mundur ti ikin tendencës për ta alarmuar përditshmërinë në një vëmendje të përgjithshme, si thirrje për ta ndryshuar gjendjen, jo vetëm si emocion, por gjendjen fizike që shkatërron edhe atë shpirtërore. Ky ishte një sekretim në vazhdimësi i shkaktuar si problem antropolitik qenësor ideja e së cilës shkoi deri në fund, pasi që u nisë si proces i shtyrë deri te një transformim i qenies së njerëzimit për ta kuptuar të vërtetën.

Ndonëse poetët shumë i pa nda i ranë kësaj kambane, e po të lexosh poezitë prej viteve të tetëdhjetës e këndej, u krijua një marrëdhënie me poezinë e asaj përmase saqë mësoheshin përmendësh, duke i qëndruar rreptë kritika për estetikën dhe për veçantinë e ndjesisë që ta ruaj gjenetikën e saj.

Duke lexuar poetin Bardhec Berisha, që nga vitet tetëdhjetedy, poezia e tij jep shenjën e forcës dhe gatishmërisë, e që në dukje të parë reflekton një shfryrje sa për të bërë diçka për vendin e tij, por më vonë këto thirrje bëhen proces drejt triumfit. Bëhen jetëshkrim dhe pikturim i kohërave të liga. Ky burim i brendshëm u bë kusht deri te lumturimi e te mëvetësia.

A e ka poezia këtë forcë çliruese?

Marrëdhënia njerëzore me kohën kërkon forma, emocion dhe guxim. Poetët asnjëherë nuk u largohen këtyre elementeve, se nuk i lejon vlera e ndjesisë ndaj së bukurës që vazhdimisht e kërkojnë. Ndërsa, Bardhec Berisha, lumturimin e tij si studiues e ndërpret nga përndjekja e hienave të regjimit, duke ia atakuar pikërisht të bukurën e natyrës ku ai rritet. Rruga drejt migrimit ku gjen paqe fizike nuk e pajton me dashurinë që e lenë peng në derën e oborrit të tij, prej nga e varë shikimin e fundit dhe aty e kërkon fokusin e vëmendjes së përgjithshme, po ashtu sikur e bëjnë gjeneratat e tëra, po ti lexosh frymëzimet e tyre.

“Një stinë mbet mangu/ pa lulu rinia/ pa e shijuar e pushtuar jetën/ ju mbaruat si shkëndijë lirie/ muzë dhimbjeje e ligjëron të vërtetën”, Dobërdol, 1983. ( Një përkujtim).

Argumentimin racional të asaj që e nisë kaq herët poeti Berisha e sjellë deri në ditët e sotme, kur liria ia sjellë paqen me zemrën e tij dhe nisë këngën e re për universin kah i fluturojnë zogjtë e lisave të fshatit të lindjes.

Shijen te koha, bukurinë te poezia, dhe karakterin te e përgjithshmja e turmës, nëse i shikojmë duke i gjykuar pas çastit të ndodhjes, secila ka justifikime. Ndërsa gjykimi estetik nga të tjerët asnjëherë nuk ka me pas mundësi me ia dhanë shijen sikur përjetuesi, as me ua matë peshën. Kështu edhe e kanë situatat kur je në mes indiferencës e inkurajimit për rrëfimin e kohës, sepse gabohemi në matjen e situatave të vjetra me ato të reja. Dhe, me nervozë poetët këmbëngulin në konsistencën e rrëfimit.

“Duart larg/ nga Ulpiana e Justinianit/ vendlindja e Niketë Dardanit/ Mos ma prekni Prishtinën e Pjetër Bogdanit/ Kosovën e Adem Jasharit/ sepse/ aty mbeten dhe janë themelet/ e Dardanisë/ aty jemi dhe do të jemi gjithmonë/ ne”. Emmembrucke, 1999. (Duart larg ).

Është shpirti ai që udhëton te poeti Bardhec Berisha, pa dashje, pa njohur kufij, në mes të irealitetit që ia shohin sytë, e zbret vetëm aty ku ai e do qetësinë. Migrimi i bëhet interval i dhimbshëm duke i shtypur detajet brenda ideve që i rishkruan me mendje në atdhe dhe ky arkivim formon poezinë impulsive me disa dallime konceptuale, por akti i krijimit mbetet i njëjtë. Këto reagime i gjejmë te transformimi i tij, nga studimi, marrja e gradës së shkollimit me premtimin për edukimin e brezave, me dashurinë në rini, me lulet që i qelin në oborr, tani shkruan poezi për punën e krahut. Ky ishte fati i vuajtjes së inteligjencës me fatin e ndjenjave si kompozitë e shpirtit nën rrënoja. Ama, dashuria, toka, qielli bëhen si lum, ku ia gëlltitë djersa e syve që ia errësojnë pamjen nga puna e ndërtimit.

“E zgjatë dorën nëpër qoshe/ të metropoleve të botës/ lyp e falënderon/ pranon lëmoshë nga çdo kush/ fatin tënd as ti vetë nuk e di/ rrugëve pa kurrfarë qëllimi/ as strehë as kulm mbi kokë/ besa as aftësi të punosh/ ku është fundi yt?”. ( E pabesueshme ).

Interfernca kohë që nuk e jetojë si deshi, gjendja emocionale në mërgim, dashuria që i mbështillet si lëmsh, janë të lidhura nga të dyja librat poetikë dhe përbëjnë një kapërcim gjatë leximit për ta pasur të qartë që nga fillimi pasqyrimin strukturor të shpirtit të vërtetë të tij.

“Dhe tërbohet stuhia/ e shiu shpërndahet si pluhur/ në mua dashuria dhe dashuria.....”

Që të dy përmbledhjet e Bardhec Berishës, paraqesin artin e të jetuarit e të ndërtuarit në konstelacion me njëra tjetrën, prej viteve të tetëdhjeta, kur i shkruan dashurisë, deri te meditimet pa i nda me tis të zi, por, aty këtu tundimi ka tendencë, sikurse e trazon çdo qenie njerëzore. Kështu e ka kur je në kërkim, implikohen edhe disfatat edhe ecuritë përnjërendi. Përshkrimi i dekadave e ka të pamundur të mos e bëjë diferencën e narratives, sepse ka të bëjë me demonstrimit e fuqisë krijuese dhe emocionet nuk dalin gjithnjë një lloj. Kjo hetohet te paralelja e leximit nga koha në kohë. Vetëm se asnjëherë nuk ia gjënë zbehjen e të menduarit aktiv, të jetuarit aktiv e të dashuruarit po aq vrullshëm.

“Erdhi në këtë botë – Mjalti i mjaltit- / do thoshte nëna ime, - dritë pastë./ Gëzim kemi, gëzim, në sojin tonë, / kemi vetëm Gëzim, ne”.

Meqë të dy librat janë të përkthyera edhe në gjuhën gjermane, të shkruara në gjuhën helvetike, nuk mund ta gjykojë si e japin mesazhin në atë gjuhë. Sikur shihet, të paktën në letër i japin kolorite dhe e pasurojnë volumin, me shpresën se janë mirë të përkthyera.

Dhe nuk ndalet vetëm me kaq krijuesi Berisha. E nisë përkthimin nga gjuha helvetike te ajo shqipe, duke sjellë vepra të mira në prozë e në poezi, sikur e kemi në lexim romanin “Etje” nga autori i mirënjohur Beat Portman, tani edhe për lexuesin shqiptarë. Një tjetër vepër kulmonte mbetet përkthimi i Kanunit ( Der Kanun), që kërkon leksik gjuhësie dhe njohje gjuhe të ndërsjellët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat