Organizohet “Marsi Shqiptar” në mërgatë

Diaspora

Organizohet “Marsi Shqiptar” në mërgatë

Nga: Mislim Berisha Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:08
Pamje nga organizimi në Augsburg të Gjermanisë

Muaji Mars llogaritet të jetë muaji më i ngarkuar me data historike shqiptare. Në këtë muaj u hap Epoka e Re e popullit shqiptarë, filloi lufta intenzive kundër pushtuesit shumvjeqarë, pra Serbosllavisë. Ky muaj e përcjellë popullin tonë me ngjarje të ndryshme si me dhembje po ashtu edhe krenari.

Pastaj dihet mirëfilli se po në këtë muaj, pra me 11.Mars të vitit 1981 studentët shqiptarë u quan në demonstra e me këtë rast filloi edhe rrënimi i një shteti kukull siq ishte Jugosllavia. Jugosllavia e mori tatpjetën duke u shkatërruar një diktaturë dinake dhe duke u krijuar shtete demokratike, edhe pse në disa shtete mbeti diktatura, ato nuk qojnë më peshë të madhe.

Fillimmarsi do të mbetet gjithmonë në histori me ngjarjen unike në Botë, lufta dhe sakrifica e Familjes Jashari që në vitin 1998 i dha historisë edhe veto Komandantin Legjendarë Adem Jashari si dhe shumë e shumë luftëtarë tjerë për Liri. Me këtë rast kudo në Trojet Shqiptare por edhe në mërgatë organizohet „Epopeja e UÇK-së“.

Image
Pamje nga organizimi

Edhe në Augsburg të Gjermanisë, në vitet e kaluara por edhe tash, në Mars organizohen aktivitete të ndryshme si seminare me tematikë të kohës, orë letrare, promovime librash, programe kulturore e sportive etj.

Këtë vit, Klubi Letrarë Martin Camaj (KLMC) dhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) në bashkëpunim me FC Alba Augsburg dhe degët e saja si ajo për Kulturë dhe Forumi i Gruas Shqiptare organizuan program të larmishëm kulturorë duke e quajtur këtë „Marsi Shqiptarë“.

Mirëseardhje dhe përshëndetjen në emër të FC Alba dhe degëve të saja e bëri udhëheqësi për kulturë, z. Sami Kuqi,
Programi kulturorë u hap me vallen „Hamzë Jashari“ e cila valle ishte edhe Hymni i programit kulturorë. Pastaj rinia Alba vazhdoi me këngë, valle e recitime me motive liridashëse si Medina e Esma Krasniqi, Riga Sokoli, Edonisa Kuqi, Dea Rukovci, Valjeta Kuqi e Ermira Ratkoceri. Ndërsa poetë shqiptarë të ardhur nga Augsburgu e rrethina, nga Nyrnbergu e poetë nga Norvegjia lexuan poezitë e tyre.

Shumica e poezive ishin me motive nga ngjarjet e lavdishme të UÇK-së si dhe nga demonstratat e 11.Marsit të vitit 1981, ngjarjet kryesore këto që filluan dhe me luftën për Liri edhe e arritën çrrënjosjen e sundimit serb në Kosovë!

Me poezitë e tyre morën pjesë: Hamza Halabaku, Nyrnberg, Sylë Bajrami, Mainburg, Hysen Berisha, Norvegji, Arbër Shabanaj, Friedberg, Malush Mrasori, Landsberg, Bashkim Halilaj, Garching, Bahri Shyti, Eggenfelden. Ndërsa poezia pothuajse elegjike e mbrëmjes ishte Mërgimi e shkruar dhe e lexuar nga Ganimete Shala, nga Forumi i Gruas Shqiptare Augsburg.

Në fund të programit kulturorë, Forumi i Gruas Shqiptare Alba e dhuroi një kand-vitrine të librit. Nga poetë prezent u dhuruan libra për vitrinën të cilat tani veq janë në shërbim të lexuesve.

Në këtë mbrëmje u nderuan poetët dhe aktivistët nga Augsburgu të cilët fizikisht nuk janë më mesin tonë si: Halil Kqiku e Fran Tanushi si dhe bashkatdhetari i cili nga Augsburgu u kthye në Kosovë dhe ra për Liri, dëshmori Halil Bajraktari.

Klubi Letrar Martin Camaj dhe LKSHM iu ndau mirënjohjet e titulluara Fran Tanushu & Halil Kqiku për bashkatdhetarët poetë e aktivistë të palodhshëm si Hamza Halabakut e Bahri Shytit si dhe koreografes së valleve Alba, znj. Valjeta Kuqi. Ndërsa një mirënjohje për aktivitete në fushën organizative iu ndanë Klubit FC Alba dhe Mislim Berisha.

“Marsi Shqiptarë” u drejtua nga z. Berisha i cili në mbyllje të programit kulturorë i përshëndeti edhe aktivistët në vite si: Haki Gashin, Ram Abdullahin, Lulzim Morinën, Afërdita Berishën, Sahit Sopajn, si dhe veteranin e luftës, Lahi Ibrahimaj.

Marsi Shqiptar vazhdoi deri në orët e vona me këngë rapsodike të kënduar nga rapsodët e mirënjohur, vëllezërit Kida dhe Ibrahim Hajzeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat