Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari përdhunon vajzën e mitur

Diaspora

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari përdhunon vajzën e mitur

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë dhe protagonist është pikërisht një i ri shqiptar.

Sipas medias greke “Protothema” gjithçka ndodhi rreth orës 18:00 pasditen e së hënës ku një baba i dëshpëruar së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij, i afrohen ekipit të DIAS-s në rrugë dhe i kërkojnë që t’i gjejnë vajzën, e cila ishte zhdukur që nga dita e enjte e javës së kaluar, pa dhënë asnjë shenjë jete.

Pasi nisën kërkimet, rreth orës 22:00 të së hënës, autoritetet greke e gjetën vajzën e mitur në zonën e Omonias, në gjendje të rëndë psikologjike e cila endej e vetme dhe dukej sikur kishte humbur.

Oficerët e policisë iu afruan dhe e dërguan në stacionin e policisë në Omonia, ku njoftuan familjarët e saj për ta marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat