Sukseset e bukuroshes Luana, në garat e vallëzimit

Diaspora

Sukseset e bukuroshes Luana, në garat e vallëzimit

Nga: Teuta Bicaj Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:49
Luana

Luana Berisha është vetëm 9 vjeçe, e sukseset e saj në vallëzim, nuk kanë të ndalur. Garat e fundit ku ajo shkëlqeu së bashku me ekipin e saj, ku edhe zunë vendin e parë, ishin garat Evropiane IDO show dance, të mbajtura në Slloveni nga 9 deri më 12 nëntor 2023.

Image
Luana

Luana së bashku me prindërit, jeton në Sllovaki, ku përpos shkollës së rregullt, ndjek edhe shkollën e gjimnastikës moderne dhe të vallëzimit, në klubet Danubia dhe Hallo, Hallo, të Bratisllavës.

Ky sukses nuk është i pari për Luanën, e sigurisht nuk do të jetë as i fundit, duke e parë talentin e saj në këtë disiplinë të vallëzimit dhe në gjimnastikë moderne.

Image
Luana

Me ekipin e saj, në Reisa të Gjermanisë, më 2022 kanë fituar vendin e katërt në garat botërore. Pastaj në Hungari, gjithashtu më 2022, vendin e parë në gjimnastikë moderne.

Luana e vogël, duket se e ka trashëguar talentin nga xhaxhai Genci (Genc Berisha), që poashtu është kampion në vallëzim, ku përpos medaljeve të pafund, në vitin 2020, në Sllovaki, mori çmimin valltari më i mirë në 10 vite.

Image
Luana

Çdoherë i gëzohemi sukseseve të të rinjve tanë, e posaçërisht kur arrijnë majat, e Luana e vogël, shpresojmë dhe besojmë se një ditë do të bëhet valltare me renome botërore.

Në vijim ju përcjellim disa foto të Luanës nga garat e vallëzimit.

Image
Luana
Image
Medaljet e Xhaxhait të Luanës, Genc Berisha
Image
Luana kampione
Image
Luana 
Image
Luana

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat