Ambasadori Zemaj përmbyll mandatin në Bruksel

Diaspora

Ambasadori Zemaj përmbyll mandatin në Bruksel

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2025 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel ka përshëndetur ambasadorin Astrit Zemaj, i cili ka përmbyllur mandatin e tij si ambasador për marrëdhënie me NATO.

Gjatë këtij mandati, ambasadori Zemaj ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

"Sot, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel e përshëndeti pjestarin e misionit tonë, ambasadorin për marrëdhënie me NATO, z. Astrit Zemaj, i cili përmbylli mandatin e tij në Mision, për të vazhduar angazhimet tutje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në emër të gjithë stafit, Shefi i Misionit në AMbasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami, e falendëroi ambasadorin Zemaj për vitet e shërbimit të tij me ne, gjatë të cilave ka dhënë një kontribut të ve[antë dhe të [mueshëm në avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike, sidomos në më shumë se tri vitet e fundit, në forcimin e marrëdhënieve mes Repbulikës së Kosovës dhe NATO-s.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel i shpreh ambasadorit Zemaj mirënjohje për angazhimin e tij dhe i uron suksese të mëtejshme në detyrat e ardhshme në shërbim të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat