Një pjesë e mirë e mërgatës nga Shqipëria, që jeton dhe vepron në diasporë, konkretisht në Itali, ka zgjedhur të votojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në disa foto të publikuara nga atdhetari i njohur Agron Kolthi, së bashku me miqtë e tij, duket se ata po mbështesin një zonjë punëtore dhe të vërtetë, siç është Jorida Tabaku – një demokrate që kandidon për njësinë nr. 2 në qarkun më të madh të Tiranës.
Madje z. Kolthi, i cili gjithmonë ka mbështetur shqiptarët demokratë dhe ka folur pa asnjë ngurim e me plot zell për Dardaninë dhe Ilirinë, edhe përpara europarlamentarëve, ka lënë Italinë për të mbështetur zonjën Tabaku.

Ajo është njëkohësisht Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe anëtare e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Shqipëria ka nevojë për një grua të fortë si Jorida Tabaku, në mënyrë që shqiptarët të kenë një të ardhme në vendlindje, e jo diku tjetër. Prandaj edhe mërgimtarët e njohur e mbështesin dhe e duan atë.