Paradoksi i integrimit është fenomeni në të cilin emigrantët me arsim të lartë dhe të integruar mirë, ndihen më të huaj dhe larg pritshmërive!Paradoksi lind sepse këta individë, pavarësisht përmbushjes së pritjeve të shoqërisë duke marrë një arsim dhe duke gjetur një punë, prapëseprapë përjetojnë diskriminim dhe ndihen të përjashtuar. Kjo çon në një ndjenjë pabarazie edhe pse ata duhet të "punojnë më shumë" se të tjerët në mënyrë që të pranohen.
Paradoksi i integrimit është brutal në vetëvete, përderisa duket se integrimi funksionon, por ndjenjat e përkatësisë mungojnë!
Pra, integrimi nuk ka më të bëjë vetëm me gjuhën, vendet e punës apo arsimimin! Ka të bëjë me diçka, shumë më themeltare, dhe ajo është, nëse vërtetë pranohesh nga vendorët pavarësisht prejardhjes tënde etnike!
Ndoshta ky “ integrim” ashtu edhe “përfshirja ” janë koncepte të vjetruara, prandaj kërkohet një diskutim i ri për pranimin, shkruan Rabia Musavi!
Më kujtohet kur isha e vogël dhe duke u rritur, prindërit më kujtonin vazhdimisht se jam bë sikurse norvegjeze. Unë vërtetë u linda në Norvegji dhe isha me të tjera mundësi, përderisa prindërit nuk i kanë pasur kurrë. Atyre iu desh të linin prindërit e tyre dhe vendëlindje, dhe të punonin për të mbështetur vetëveten dhe familjen! Meqenëse unë u rrita, detyra ime ishte të përmbushja ëndrrën e prindërve, që të merrja një asimim të lartë dhe të gjeja një punë të mirë. Por,ne asnjëherë kurrë nuk folëm për ndjenjën e të qenit norvegjeze. Për prindërit e mi, unë isha sikurse një norvegjeze, ndoshta edhe më tepër se norvegjeze. Megjithatë, Rabia thotë se, unë u rrita me ndjenjën e të qenit ndryshe nga mospranimi!
Këtë verë, IMDi lançoi një raport të ri treguesish. (IMDi është Drejtoria Norvegjeze për Integrim dhe Diversitet)!
Kjo drejtori norvegjeze, zbaton politikën qeverisëse të integrimit, por ka edhe një përgjegjësi të veçantë për rivendosjen e refugjatëve, si dhe një rol nxitës dhe koordinues brenda integrimit dhe ndryshimit! Pyetja është; si po shkon vërtet integrimi në Norvegji?
Përgjigja: Në letër, duket mjaft mirë e shkruar!
“Imigrantët kanë përparua mjaftë mirë, dhe më shumë se sa, përpara disa viteve, fjala lshtë për punësimin dhe pjesëmarrje në kopshte.
Vajzat e lindura në Norvegji me prejardhje imigranti kryesojnë statistikat!
Ne kemi shkallën më të lartë të përfundimit nga të gjithë në arsimin e mesëm të lartë”!
Vërtetë është për një wow të madhe, sepse duket premtuese!
Në anën tjetër, studiuesit theksojnë se, sa më i lartë të jetë arsimi juaj, aq më shumë ndiheni ndryshe. O Zot, por unë nuk qenkam e vetme në këtë mes!
Shifrat janë mbresëlënëse, sepse tre nga dhjetë persona të lindur në Norvegji me prejardhje emigrantësh e shohin veten si norvegjezë, por nuk ndihen të pranuar si të tillë. Hulumtimi tregon gjithashtu se, sa më mirë të performoni në shkallën e integrimit, aq më shumë jeni të ekspozuar ndaj diskriminimit. Kjo është ajo që quhet paradoksi i integrimit.
Thënë më thjesht, paradoksi është tejet brutal edhe pse Integrimi duket se funksionon, por ndjenja e përkatësisë mungon.
Shumë prej nesh përjetojnë se duhet të japim më shumë se të tjerët, që të n’a marrin seriozisht. Sepse edhe nëse ndjekim arsimin e lartë dhe më në fund marrim punën që ëndërronim, vështrimet, pyetjet dhe kujtesat e përditshme të ndryshimit vazhdojnë.
Nuk është mungesa e përpjekjeve që krijon përjashtim, por është mungesa e pranimit. Prandaj, emigrantët kanë nevojë për kërkime të thukta mbi pasojat negative të përjashtimit!
Çfarë ndikon mbi x personin e lindur, të shkolluar dhe të punësuar në një vend, kur atij i kujtohet në vazhdimësi se nuk është si të gjithë të tjerët?
Prandaj, nuk është më në sfond se shkalla e integrimit e cila përcakton se sa je norvegjez, apo diçka tjetër, përderisa këtu bëhet fjalë për mos pranimin!
-Ulf Andersen, kreu i statistikave në Nav (Administratën e Punës dhe Mirëqenies) në Norvegji dhe (autorja e tekstit) morëm pjesë në një bisedë ku ai tha diçka aq paradoksale sa që u pre biseda për përfshirjen, sepse kjo tingëllonte sikur po i bëjmë dikujt një nder në këtë mes!
-Përfshirja duhet të jetë e dhënë, mendon ai.
-Në fillim isha skeptike, sepse mendoja se ndoshta ai ka të drejtë, përderisa, “integrimi" ashtu edhe "përfshirja" janë koncepte të vjetruara, por ndoshta duhet të fillojmë të flasim për pranimin, sepse ky është realiteti!
Nuk është më shkalla e integrimit e cila përcakton se sa je norvegjez gjerman apo diçka tjetër.
Mund të bëjsh gjithçka siç duhet, por prapë të mos pranohesh si pjesë e komunitetit vendor!
Pra, duken gjëra të vogla, por që janë me shumë rëndësi. Pyetjet përsëritëse në tryezën e drekës, bisedat në kafe, shikimet, dhe pastaj kur të flasin në një gjuhë të huaj, ose të kujtojnë përherë, "sa mirë po flet norvegjisht apo…" pavarësisht se ke lindur në atë vend dhe je rritë sikurse vendorët!
Pra, bëhet fjalë për ndjenjën e të qenit gjithmonë i detyruar të shpjegojsh se kush je, në vend që të kesh privilegjin e të qenit anonim në këtë aspekt rreth të njëjtës tryezë!
Integrimi nuk ka më të bëjë vetëm me gjuhën, vendet e punës apo arsimin. Bëhet fjalë për diçka, që është shumë më kryedore, pra nëse pranohesh si vendorët, pavarësisht prejardhjes tënde.