Ja lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore

Futboll

Ja lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:25
Ja lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa janë luajtur 19 javë, ku rivaliteti ka qenë tepër i ashpër, në kuadrin e luftës sportive.

Faqja e njohur, “Transfermarkt” që merret me vlerën e lojtarëve në treg, ka bërë një përditësim për sa i përket çmimeve të futbollistëve që aktivizohen në kampionatin elitar të futbollit shqiptar.

Futbollisti më i shtrenjtë i momentit rezulton talenti i Tiranës, Ernest Muçi, që sipas “Transfermarkt” vlen plot 525 mijë euro, ndërkohë që në vend të dytë renditet Kirian Nuabueze i Laçit. Për vendin e tretë ka një “balotazh” tepër interesant mes 4 futbollistëve.

Batha, Xhixha, Ferhan Hasani dhe Stenio Zhunior, kanë një vlerë të njëjtë prej 400 mijë euro. Për sa i përket kryesuesve të Vllaznisë, ata përfaqësohen me vetëm 1 lojtarë në këtë listë, ai është Mevlan Adili që vlen 375 mijë euro.

Një tjetër fakt interesant që vlen të përmendet është se vetëm 2 futbollistë janë të huaj në listën e 10 lojtarëve me të shtrenjtë, ata janë Nuabueze dhe Stenio Zhunior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat