​RB Leipzig-Liverpool, formacionet e mundshme

Futboll

​RB Leipzig-Liverpool, formacionet e mundshme

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ndeshja e parë mes RB Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet sot në Budapest, në stadiumin “Puskas”, ku kjo përballje është në kuadër të fazës së 1/16-ës, ndryshe e njohur edhe si faza e eliminimit direkt.

Takimi i parë në histori mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të protokolleve anti-Covid-19, ku Liverpool do të ketë rastin të shfrytëzoj këtë si një avantazh, për arsye se gjermanët nuk do të luajnë si vendas.

Liverpool do të shikojë sot t’i rikthehet fitoreve, ku nga gjashtë xhirot e fundit në të gjitha garat, ka arritur të regjistrojë katër humbje, dhe vetëm dy fitore. Ndeshja e tyre e fundit në Ligën e Kampionëve ishte kundër skuadrës së Midtjylland, ku rezultati përfundimtar ishte 1:1.

Në anën tjetër, skuadra e RB Leipzig hynë në këtë ndeshje me një formë më të mirë se “Të Kuqtë”, ku nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Vlen të përmendet që skuadra e Liverpool-it kundër skuadrave gjermane ka një formë tejet të mirë, ku janë të pamposhtur në 10 takimet e fundit, ku kanë arritur të regjistrojnë 15 fitore në 17 ndeshje me nga dy lojë.

Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar fitoren, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

RB Leipzig (3-5-2): Gulacsi; Mukiele, Upamecano, Klostermann; Adams, Sabiter, Kampl, Olmo, Angelino; Poulsen, Nkunku

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Henderson, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Mane

21:00 RB Leipzig – Liverpool (Stadiumi Puskas)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat