Sulmuesi shqiptar sfidon Hulkun në Brazil!
Armando Sadiku dhe Bolivar kanë mbërritur në Brazil, ku edhe po kryejnë fazën përgatitore.
Sulmuesi i Kombëtares ka qenë në fushë si titullar përballë Hulk, i cili me Atletiko Mineiron kanë fituar miqësoren duke e mundur Bolivarin, 3-1.
Për skuadrën e shqiptarit janë programuar disa ndeshje testuese, përpara sfidave kualifikuese për finalet e Kupës së Libertadores.