I mirë si zviceran dhe i keq si shqiptar, ja nga kush sulmohet Xhaka

Futboll

I mirë si zviceran dhe i keq si shqiptar, ja nga kush sulmohet Xhaka

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:38
I mirë si zviceran dhe i keq si shqiptar, ja nga kush sulmohet Xhaka

Nëse Granit Xhaka realizon gola nga goditja e dënimit dhe ofron spektakël me Arsenalin në “Premier League”, në të gjitha mediat raportohet thjeshtë: “Zvicerani që mahnit”. Tifozët ndjekin të njëjtën linjë, por kjo nuk ndodh në paraqitjet e dobëta të mesfushori.

Në rastet kur Xhaka lë për të dëshiruar dhe i futet grindjeve me kundërshtarët, menjëherë do të ofendohet nga origjina e tij, atje ku del në pah Shqipëria. Një studim shqetësues është bërë në Angli me anë të kompanisë “Signify”.

Kjo e fundit ka zbuluar se lojtarët më të sulmuar në rrjetet sociale janë: “Granit Xhaka, Antonio Rudiger dhe Antony Martial”. Por në rastin e Xhakës ishte akoma edhe më shqetësues fakti se komentet fyese vinin nga tifozët që ishin abonuar për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Arsenalit në stadium.

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhej fjalë për racizëm dhe ofendime që lidheshin direkt me origjinën e Granitit, për të dalë në pah etiketimi si: “shqiptari”.

Një farë media në Serbi, “Kurir” e njohur për gënjeshtra, ka shpërndarë studimin duke u hakmarrë për shqiponjën që fluturoi ndaj tyre në Botërorin e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat