Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vlerë e shtuar për kampionatin

Futboll

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vlerë e shtuar për kampionatin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vlerë e shtuar për kampionatin

Kategoria Superiore ka qenë gjithnjë e hapur ndaj afrimeve nga përtej kufijve të Shqipërisë, sidomos për shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë. Shqiptarët e Kosovës prej vitesh kanë bërë diferencën në Superiore, por duket se në këtë edicion janë ata të Maqedonisë që kanë marrë timonin e kampionatit përsa i përket rendimentit të ofruar në fushë.

Vllaznia ka dy elementë që kanë bërë diferencën në shumë ndeshje, Mevlan Adili dhe Demir Imeri. Tek Kukësi është golashënuesi më i mirë i Superiores dhe një futbollist me klas të lartë, Agim Ibraimi. Partizani ka një “koloni” të vogël me struganin Egzon Belica, tetovarin Ferhan Hsaani dhe Jasir Asanin.

Tirana ka në organikë futbollistin e përfaqësueses shqiptare nga Kumanova, Taulant Seferin, ndërkohë që Skënderbeu ka portierin Rexhepi, por që ende nuk ka bërë debutimin e tij me bardhekuqtë. Përjashto këtë të fundit, të gjithë të tjerët në çaste të caktuara kanë shfaqur cilësi vërtet për t’u admiruar.

Për Adilin u përmend edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Imeri ka shënuar 4 gola dhe shpesh herë ka qenë vendimtar për Vllazninë kryesuese, ashtu si Jasir Asani është rikthyer në nivelet e sezonit të titullit.

Ibraimi është një pikë referimi tek skuadra e tij, pa harruar kontributin e përhershëm të Egzon Belicës. Seferi ka realizuar dy gola dhe vlerat e tij dallohen qartë në çdo takim. Nuk ka se si të mos jetë vetëm se pozitive kur edhe afrimet nga trevat e tjera shqiptare kthehen në faktor në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat