Porto shokon Juventusin! Dortmundi i falet Haalandit

Futboll

Porto shokon Juventusin! Dortmundi i falet Haalandit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Pamje nga ndeshja Porto-Juventus

(E plotësuar) - Dramë si në Porto si në Sevilla në kuadër të ndeshjeve të para të tetës së finales së Champions League. Porto ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Italisë, Juventusi. 

“Zonja e Vjetër” humbi më shumë për shkak të gabimeve të mbrojtjes, ndërsa për skuadrën portugeze është rezultat i mirë për sfidën e kthimit në Torino.     

Në minutën e 2-të, Bentancur bëri gabim trashanik në 16-sh dhe Taremi nuk e fali duke shënuar për 1:0. Në minutën e 46-të pikërisht në minutën e parë të pjesës së dytë, mbrojtja e Juves  e përgjumur dhe Marega nga afërsia shënon për 2:0.

Image

Porto-Juventus

Në minutën e 83-të, futbollisti Rabiot për bukuri asiston deri të Chiesa, i cili nga 13 metra e la të shtangur portierin vendas, Marchesin, 2:1.  

Ronaldo me Juven e pret sprovë e vështirë kundër Portos në Torino.

Image

Porto-Juventus

Ndeshje e bukur e me pesë gola është zhvilluar në Sevilla. Skuadra gjermane Dortmundi ka triumfuar me rezultat 3:2. Duhet veçuar golin e parë të Dortmundit, Dahoud, i cili nga rreth 20 mera me një goditje të fortë barazon rezultatin 1:1.

Lojtar i mbrëmjes padyshim është  Erling Haaland, duke shënuar dy gola dhe për fitoren e verdhezinjve.

Image

Dortmundi

Për Sevillën shënuan Suso (7'), De Jong (84’) dhe për Dortmundin Dahoud (19'), Haaland (27' e 43’).
 
Sevilla-Dortmund 2:3
Stadiumi "Ramón Sánchez Pizjuán" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shënues: Suso (7'), De Jong (84’) - Dahoud (19'), Haaland (27' e 43’).
Kartona të verdhë: Oscar - Hummels, Haaland.
Sevilla: Bono, Jesus Navas , Kounde, Diego Carlos, Escudero, Fernando, Jordan (Oscar 72’), Rakitiç (Gudel 46’), Suso (de Jong 60’), Gomez (Torres 60’) dhe En-Nesyri (El Haddadi 60’).
Dormundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro (Passlack 76’), Can, Bellingham, Dahoud (Meunier (89’), Reus (Brandt 80’), Sancho dhe Haaland.

Porto-Juventus 2:1
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Taremi (2'), Marega (46’)- Chiesa (83’).
Kartona të verdhë: de Ligt, Demiral, Alex Sandro. 
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona (Ndiaye 90+1’), Sergio Oliveira (Chico Conceicao 90’), Uribe, Otavio (Luis Diaz 57’), Marega (Grujiq 66’) dhe Mehdi Taremi.
Juventus: Szczesny, Danilo, de Ligt, Chiellini (Demiral 35’), Alex Sandro, Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie (Morata 63’), Kulusevski (Ramsey 77’) dhe Ronaldo.

84' Sevilla ngushton rezultatin falë golit të De Jong, 2:3.
83' Një veprim i bukur, Rabiot asiston, ndërsa Chiesa nga rreth 13 metra godet fort dhe e lë të shtangurt portierin e Portos, 2:1.

82' Po vijnë minutat e fundit.

77' Juve po has në një mbrojtje të fortë të vendasve dhe nuk ka ende shënim nga ana e tyre.

69'  Sevilla-Dortmund 1:3
Stadiumi "Ramón Sánchez Pizjuán" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shënues: Suso (7') - Dahoud (19'), Haaland (27' e 43’).
Sevilla: Bono, Jesus Navas , Kounde, Diego Carlos, Escudero, Fernando, Jordan, Rakitiç (Gudel 46’), Suso (de Jong 60’), Gomez (Torres 60’) dhe En-Nesyri (El Haddadi 60’).
Dormundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Bellingham, Dahoud, Reus, Sancho dhe Haaland.

Porto-Juventus 2:0
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Taremi (2'), Marega (46’).
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Sergio Oliveira, Uribe, Otavio (Luis Diaz 57’), Marega (Grujiq 66’) dhe Mehdi Taremi.
Juventus: Szczesny, Danilo, de Ligt, Chiellini (Demiral 35’), Alex Sandro, Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie (Morata 63’), Kulusevski dhe Ronaldo.

66' Juve nuk e ka mbrëmjen e saj, deri me tash nuk po tregohen aq të rrezikshëm.

 64' Dortmundi po kalon formë të mirë dhe nuk ndalet. Porto është shumë e mirë.

50' Sevilla-Dortmund 1:3
Stadiumi "Ramón Sánchez Pizjuán" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shënues: Suso (7') - Dahoud (19'), Haaland (27' e 43’).
Sevilla: Bono, Jesus Navas , Kounde, Diego Carlos, Escudero, Fernando, Jordan, Rakitiç (Gudel 46’), Suso, Gomez dhe En-Nesyri.
Dormundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Bellingham, Dahoud, Reus, Sancho dhe Haaland.

Porto-Juventus 2:0
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Taremi (2'), Marega (46’).
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Sergio Oliveira, Uribe, Otavio, Marega dhe Mehdi Taremi.
Juventus: Szczesny, Danilo, de Ligt, Chiellini (Demiral 35’), Alex Sandro, Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie, Kulusevski dhe Ronaldo.

46' Moussa Marega shfrytëzon mos reagimin si duhet të mbrojtjes së Juves dhe thellon epërsinë në 2:0. 

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para. Juve pëson gol pas një gabimi trashanik në mbrojtje, ndërsa Dortmundi po tregon lojë të madhe në Sevilla.

Sevilla-Dortmund 1:3
Stadiumi "Ramón Sánchez Pizjuán" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shënues: Suso (7') - Dahoud (19'), Haaland (27' e 43’).
Sevilla: Bono, Jesus Navas , Kounde, Diego Carlos, Escudero, Fernando, Jordan, Rakitiç, Suso, Gomez dhe En-Nesyri.
Dormundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Bellingham, Dahoud, Reus, Sancho dhe Haaland.

Porto-Juventus 2:0
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Taremi (2'), Marega (46').
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Sergio Oliveira, Uribe, Otavio, Marega dhe Mehdi Taremi.
Juventus: Szczesny, Danilo, de Ligt, Chiellini (Demiral 35’), Alex Sandro, Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie, Kulusevski dhe Ronaldo.

43' Erling Haaland si i çartur, shënon golin e dytë tij, Dortmundi thellon epërsinë 3:1 ndaj Sevillës vendase.

43' Lojë e fortë mes Sevillës dhe Dortmundit, mysafirët janë në epërsi.

40' Porto po luan me siguri të plotë në mbrojtje, Ronaldo po has në vështirësi.

37' Porto po tregon lojë mjaft të mirë.

35' Porto-Juventus 1:0
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Taremi (2').
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Sergio Oliveira, Uribe, Otavio, Marega dhe Mehdi Taremi.
Juventus: Szczesny, Danilo, de Ligt, Chiellini, Alex Sandro, Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie, Kulusevski dhe Ronaldo.

33' Sevilla-Dortmund 1:2
Stadiumi "Ramón Sánchez Pizjuán" në Sevilla.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shënues: Suso (7') - Dahoud (19'), Haaland (27').
Sevilla: Bono, Jesus Navas , Kounde, Diego Carlos, Escudero, Fernando, Jordan, Rakitiç, Suso, Gomez dhe En-Nesyri.
Dormundi: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Bellingham, Dahoud, Reus, Sancho dhe Haaland.

27' Lojë e pëlqyeshme në Sevilla, Erling Haaland kalon në epërsi (1:2) Dortmundin.

24' Lojë dinamike në Porto.

20' Ronaldo me shokë orvatet që sa më parë të barazojnë rezultatin.

19' Mahmoud Dahoud i Dortmundit barazon rezultatin 1.1 pas asistimit të Haaland.

15' Juventus kërkon që të barazojë rezultatin.

7' Dortmundi në disavantazh! Suso realizon për epërsinë e Sevillës.

5' Juventusi plson gol të shpejt, sfidë e fortë po zhvillohet mes Sevillës dhe Dortmundit.

2' Mehdi Taremi shënon për Porton, shokon Juventusin, 1:0. Një gabim trashanik i kushtoi skuadrës italiane.

Futbollisti Ronaldo me Juventusin synojnë fitore në udhëtim kundër Portos, në kuadër të tetës së finales së Champions League.

Sfidë e vështirë për Porton, për faktin se do të ndehet me një ekip shumë të fortë.

Sevilla ndeshet me Dortmundin.

Verdhezinjtë kërkojnë fitore në terrenin e nxehtë në Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat