Shqiptari me fjalë të forta dhe krenar që i shënoi Atletico Madridit 

Futboll

Shqiptari me fjalë të forta dhe krenar që i shënoi Atletico Madridit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Shqiptari me fjalë të forta dhe krenar që i shënoi Atletico Madridit 

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, po mahnit me lojërat e tij në kampionatin spanjoll. Ai sonte realizon në minutën e 17-të për Levanten, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Atletico Madridin, në kuadër të ndeshjet së mbetur të javës së dytë.  

Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut,  Bardhi është krenar për golin dhe pikën e madhe ndaj liderit të kampionatit. 

Pas ndeshjes, Bardhi thotë se është shumë i lumtur për golin.

"Jam i lumtur që shënova kundër Atletico Madridit.

Jam i lumtur që fituam një pikë kundër kryesuesit dhe iu treguam që mund t’i mposhtim të gjithë. Tani të gjithë jemi të lumtur”, tha mes të tjera Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat