Ramën Çepele edhe pse 17 vjeç po pikaset si një futbollist me të ardhme. Gazeta e njohur sportive në Spanjë “AS” e ka vlerësuar talentin shqiptar, duke e quajtur Bonucci i ri. Çepele tani është pjesë e Hannover U19 madje është afruar në stërvitje edhe nga ekipi i parë.
Në shkrimin e gazetës “AS” bie në sy fakti se pse Inter e la t’i ikte një qendërmbrojtës i majtë që është një rol i rrallë. Në këtë artikull nuk harrojnë të tregojnë edhe gjatësinë e këtij djaloshi, 1 metër e 90 centimetra, shumë e rëndësishme për lojën në ajër.
Ramën Çepele edhe pse ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Italisë vendosi t’i bashkohet Shqipërisë ku debutoi në miqësoren me Kosovën 11 Nëntorin e kaluar.