Golashënuesit më të mirë në Champions këtë sezon N

Futboll

Golashënuesit më të mirë në Champions këtë sezon N

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Golashënuesit më të mirë në Champions këtë sezon N

Në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve kemi parë disa lojtarë të rinj që kanë dal në skenë dhe po kryesojnë listën e golashënuesve.

Erling Haaland pasi realizoi dy gola në natën e mbrëmshme ndaj Sevillas, arriti që të bëhet lojtari me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Pas tij, tre lojtarë të tjerë kanë nga gjashtë gola: Neymar, Alvaro Morata dhe Marcus Rashford. Kylian Mbappe ka pesë gola.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nga katër gola secili pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Liga e Kampionëve vazhdon javën tjetër, ku do të shohim ndeshjet mes Atletico Madrid e Chelsea, gjithashtu edhe Bayern Munich dhe Lazio, të martën.

Ndërsa të mërkurën, Atalanta do të mirëpres Real Madrid, derisa Manchester City udhëton për në Gjermani që të përballet me Borussia Monchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat