Tuchel flet për të ardhmen e Tomorit

Futboll

Tuchel flet për të ardhmen e Tomorit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur për futbollistin e AC Milan, Fikayo Tomori.

Tomori u transferua në San Siro si formë huazimi më të drejtë blerje për një shumë prej 28 milionë euro.

Tani, në mediat italiane ka qarkulluar një lajm se Milani mund ta ushtrojë të drejtën e blerjes dhe Tomori të mbetet përgjithmonë një “Rossonero”.

Edhe vet Tomori kishte deklaruar më parë se tani për tani është lojrat i Milanit dhe nuk do e kishte problem po të mbeste kështu.

Kur u pyet nga gazetarët, Tuchel foli edhe për Tomorin.

“Të jem shumë i sinqertë, nuk kam kaluar shumë minuta duke menduar për Tomorin, jo sepse nuk më pëlqen ose nuk e shoh potencialin e tij, por sepse thjesht nuk ka kohë të mjaftueshme. Çdo minutë që kaloj këtu në Cobham i dedikohet futbollistëve të pranishëm në skuadër”, tha ai.

“Është traditë në Chelsea që shumë lojtarë janë të huazuar dhe marrin minuta diku tjetër kur nuk mund të kalojnë në minuta të rregullta këtu”, shtoi ai.

‘Gjithmonë është një shenjë e mirë, kështu që ne do ta bëjmë këtë bisedë në javët dhe muajt e ardhshëm për të gjithë djemtë që janë në huazim”, tha Tuchel.

“Sigurisht, unë kam një përshtypje të mirë për Tomorin që do të thotë se ai ka potencial të lartë, por unë nuk jam në dijeni të të gjitha detajeve tani”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat