Rikthehet Liga e Parë e Kosovës, sot nis edicioni pranveror

Futboll

Rikthehet Liga e Parë e Kosovës, sot nis edicioni pranveror

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:34
Liga e Parë e Kosovës

Sot starton sezonin pranverore në Ligën e Parë, me katër ndeshje interesante të javës së 15-të, të Grupit A dhe B.

Në Grupin A padyshim ndeshja kryesore e kësaj dite pritet të jetë takimi në mes Malishevës dhe Vushtrrisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Malishevë.

Ndërsa, në po të njëjtin orar edhe në Klinë, pritet të zhvillohet një rivalitet i fortë në mes ish-skuadrave të Superligës, Dukagjini – Liria.

Kurse, në Grupin B vëmendja kryesore e ditës së shtune do të shkoj në kryeqytet, ku do të zhvillohet derbi lokal në mes 2-Korrikut dhe Flamurtarit. Ndërkohë, ndeshje interesante do të jetë edhe në Obiliq, ku KEK-u është nikoqir i Kikës.

Të gjitha takimet do të zhvillohen më fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat