Përballje interesante në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Futboll

Përballje interesante në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Sot (e diele) në Ligën e Parë do të zhvillohen gjashtë përballje interesante si në Grupin A por edhe B.

Vëmendjen kryesore padyshim që pritet të marrin përballjet për mbijetesë.

Njëra nga këto ndeshje do të jetë Drenasi – Vëllaznimi, Trepça do të ketë përballje të vështirë me A&N. Ndërsa, Istogu do të luftoj dhëmb me dhëmb për vendin e katërt me Onixin.

Kurse, Grupi B sjell përballjen Ferizaj – Dardana, mundësi të artë do të ketë Ulpiana ku pritet të përfitoj nga gabimi i Flamurtarit dhe të jetë e vetme si lidere.

Lipjanasit do të jenë mikëpritës të Ramiz Sadikut. Ndërkohë përballje interesante pritet të jetë edhe në mes Vitisë dhe Vllaznisë

Gjashtë takimet pritet të zhvillohen me orar të njëjtë nga ora 13:00.

Grupi A

Drenasi – Vëllaznimi
Onix – Istogu
Trepça – A&N

Grupi B

Ulpiana – Ramiz Sadiku
Vitia – Vllaznia
Ferizaj – Dardana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat