Sulmuesi i Milanit me zemër të madhe

Futboll

Sulmuesi i Milanit me zemër të madhe

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:13
Sulmuesi i Milanit me zemër të madhe

Sulmuesi i Milanit me zemër të madhe, bën gjestin e veçantë para derbit me Interin!

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç, ishte protagonisti i një gjesti të bukur ditën e premte. Ai dhuroi 10.000 euro për zgjerimin dhe ndërtimin e një objekti të ri për rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve në Slavonski Brod, qyteti i tij i lindjes në Kroaci.

Falë këtij veprimi të mrekullueshëm, drejtori i “Golden Sequein” donte të falënderonte kroatin duke postuar edhe një letër publike ku thuhej: “E falënderojmë Ante Rebiçin për këtë gjest të mrekullueshëm dhe për mbështetjen e madhe financiare që na ka dhënë. Faleminderit gjithashtu për priftërinjtë tanë dalmatë, miqtë e Rebiçit që na rekomanduan tek ai.

Më pas, qyteti Slavonski Brod u bashkua me aksionin, kështu që ne mund të vazhdonim me punën e filluar vitin e kaluar”. Kjo nuk është hera e parë që Rebiç shquhet edhe jashtë fushe. Kujtojmë se disa vite më parë, teksa luante te Frankfurti, ai mori përsipër të shlyente të gjitha borxhet e një fshati në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat