Pochettino jep lajmin e madh

Futboll

Pochettino jep lajmin e madh

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:33
Pochettino jep lajmin e madh

Neymar Jr mungon prej rreth 1 muaji te PSG, qe e ka vuajtur disi mungesën e brazilianit, më së shumti në Ligue 1, sepse tani e sheh veten -4 pikë nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Lille.

Gjithsesi, në Champions League mungesa e Neymar nuk është ndjerë shumë dhe në ndeshjen e parë ndaj Barçës, PSG triumfoi 1-3.

Ylli brazilian po punon për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe trajneri Pochettino ka folur ditën e sotme duke dhënë lajmin e madh.

Trajneri argjentinas është shprehur se Neymar pritet të jetë gati pas 10-12 ditësh.

Numri një i stolit të PSG siguroi se Neymar Junior do të jetë gati për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, që do të luhet mbrëmjen e 10 marsit. Një lajm i madh ky për ekipin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat