Lajm i mirë për Barcelonën, Messi mund të qëndrojë në “Camp Nou”

Futboll

Lajm i mirë për Barcelonën, Messi mund të qëndrojë në “Camp Nou”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Lionel Messi

Lionel Messi do të presë derisa të zgjidhet një president i ri në Barcelonë para se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, raporton “Marca”.

Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë do të shohë kontratën e tij aktuale duke skaduar në verë, me Manchester Cityn dhe PSG-në që po nuhasin situatën e tij.

Por, qëndrimi i tij te Barcelona edhe përkundër interesimit te klubeve të mëdha evropiane mund të vazhdojë.

Në muajin e ardhshëm Barcelona zgjedh presidentin e ri dhe pas kësaj do të qartësohet edhe e ardhmja e argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat