Përfundon pjesa e parë, Barça në avantazh ndaj Sevillas

Futboll

Përfundon pjesa e parë, Barça në avantazh ndaj Sevillas

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Sevilla dhe Barcelona po ndeshen në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas.

Sevilla është njëra nga skuadrat më formën më të mirë në La Liga kohët e fundit.

Skuadra e Julien Lopetegui është në disavantazh në pjesën e parë nga Barcelona. Ishte Lionel Messi i cili i dhuroi një asistim të bukur të rikthyerit nga lëndimi, Ousmane Dembele i cili shënoi në min (29′).

Messi dukej i disponuar për lojë, ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe rrezikoi të marrë edhe një tjetër pas një ndërhyrje në Jules Konude.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Sevilla 0-1 Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat