​Laporta mund ta sjellë edhe trajnerin e ri te Barcelona dhe ky është emri i preferuar i tij

Futboll

​Laporta mund ta sjellë edhe trajnerin e ri te Barcelona dhe ky është emri i preferuar i tij

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:12
Joao Laporta

Në këtë muaj Barcelona do të bëhet me president të ri sepse zgjedhjet janë të planifikuara të mbahen më 7 mars dhe njëri nga kandidatët që konsiderohen si favorit është edhe ish-presidenti Joao Laporta.

Njëra nga premtimet kryesore të Laportas gjatë fushatës së tij për president është edhe mbajtja në skuadër e yllit argjentinas Lionel Messi i cili vitin e kaluar e kishte kërkuar me ngulm largimin nga “Camp Nou”.

Por jo vetëm kaq, sipas raporteve të fundit nga “Rac1”, Laporta po planifikon ndryshime edhe në stolin e klubit dhe nëse vie deri te largimi i Ronald Koeman dhe emri më i preferuar në listën e tij është trajneri aktual i Arsenalit Mikel Arteta.

Edhe pse puna e Artetas te Arsenali nuk është për t’u lakmuar pasi Arsenali renditet vetëm në vendin e 10 në Premier Ligë, duket se Laporta e pëlqen stilin e lojës që ai e aplikon.

Megjithatë gjithçka pritet të vendoset në fund të këtij sezoni pasi Barcelona tashmë është futur fuqishëm në garën për titull në La Liga pas disa hapave të gabuar të Atletico Madridit dhe momentalisht ndodhet në vendin e dytë me pesë pika prapa skuadrës së Simeones.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat