​E fundit: Policia spanjolle është duke bastisur zyrat e Barcelonës, mësohen detajet e para

Futboll

​E fundit: Policia spanjolle është duke bastisur zyrat e Barcelonës, mësohen detajet e para

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Njësia policore spanjolle e njohur si “Mossos” kanë hyrë në orët e para të mëngjesit të së hënës në zyrat e Barcelonës në kërkim të informacioneve në lidhje me “Barçagate” që është ende i hapur siç tregohet nga “Cadena SER” para pak minutave

Disa agjentë të trupit të sigurimit katalanas kanë hyrë në ambientet klubit këtë mëngjes dhe po kryejnë, sipas informacioneve, një inspektim edhe pse ata ende nuk kanë shumë detaje në lidhje me kontrollet që po kryejnë njësia “Mossos”, përcjell KosovaPress.

Tani bëhet e ditur se regjistri është i lidhur me çështjen “Barçagate”, e zbuluar në shkurt, në të cilën një kompani e punësuar nga klubi do të kishte kryer një fushatë për të diskredituar individë dhe subjekte në mediat sociale që nuk lidhen me bordin e drejtorëve të Josep Maria Bartomeut, përfshirë disa lojtarë të ekipit të parë dhe familjet e tyre.

Ekipi azulgrana do të kishte punësuar kompani për të diskredituar personalitetet e klubit. I3 Ventures SL, NSG Social Science Ventures SL, Tantra Soft SA, Digital Side SA, Big Data Solutions SA dhe Futuric SA janë në qendër të vëmendjes.

Priten zhvillime të reja nga bastisja që po ndodh në objektet e “Camp Nou”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat