Arrestimi i Bartomeut, reagon Barcelona

Futboll

Arrestimi i Bartomeut, reagon Barcelona

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:16
Barcelona

Policia katalunase, “Los Mossos D’Esqueadra” ka konfirmuar arrestimet në klubin e Barcelonës.

Arsyeja e arrestimeve ishte skandali “Barçagate”, rrjedhja e informacioneve ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu. Bartomeu dhe dy zyrtarë të klubit u arrestuan nga policia.

Tani Barcelona doli me një komunikatë zyrtare në uebfaqen e klubit.

“Lidhur me bastisjen dhe kërkimin nga forca e Policisë katalanase këtë mëngjes në zyrat e Camp Nou me urdhër të Gjykatës Udhëzuese numër 13 në Barcelonë, e cila është përgjegjëse për çështjen në lidhje me kontaktimin e shërbimeve të monitorimit në rrjetet sociale, FC Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me autoritetet ligjore dhe policore për të ndihmuar në krijimin e fakteve të qarta që janë objekt i hetimit”, u tha në komunikatën zyrtare të klubit.

“Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nga autoritetet gjyqësore kanë të bëjnë rreptësisht me faktet në lidhje me këtë çështje”, shtoi klubi.

“FC Barcelona shpreh respektin e saj më të madh për procesin gjyqësor në fjalë dhe për parimin e pafajësisë së supozuar për njerëzit e prekur brenda fushës së këtij hetimi”, përfundoi klubi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat