​Përmbledhje e ndeshjeve në Premier Ligën angleze dhe Serie A

Futboll

​Përmbledhje e ndeshjeve në Premier Ligën angleze dhe Serie A

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:56
​Përmbledhje e ndeshjeve në Premier Ligën angleze dhe Serie A

Programi i ditës së martë në futboll, parasheh të zhvillohen ndeshje në dy liga të mëdha evropiane, respektivisht në atë të Premier Ligës angleze dhe në Serie A-në italiane.

Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Manchester City e Wolverhampton dhe Juventus-it me Spezian, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë të regjistrojë fitoren e 21-të radhazi në këtë sezon, përball një skuadra si Wolves që në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje.

Kurse, kampioni i Italisë në pesë ndeshjet e fundit ka dështuar të impresionojë me rezultate, ku ka dy barazime dhe dy humbje.

Programin e plotë të ndeshjeve të ditës së martë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

Premier Liga angleze

21:00 Manchester City (1) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Etihad)

Serie A

18:30 Lazio (7) – Torino (17) (Stadiumi Olimpico)

20:45 Juventus (3) – Spezia (14) (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat