Bayerni sheh mbrojtësin e Napolit si alternativë

Futboll

Bayerni sheh mbrojtësin e Napolit si alternativë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:31
Bayerni sheh mbrojtësin e Napolit si alternativë

Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli gjatë merkatos së verës.

Për mbrojtësin interesohen shumë klube të mëdha mes të cilëve, së fundmi, është shtuar edhe Bayerni i Mynihit.

Klubi bavarez, me largimin e David Alabas është detyruar të gjejë sa më parë një zëvendësues perfekt për repartin e prapavijës.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë piketuar pikërisht 29-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të austriakut, duke nisur kështu edhe kontaktet e para me drejtuesit e klubit Italian për të mposhtur konkurrencën për blerjen e mbrojtësit franko-senegalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat