Projekti dështoi, por nuk ka “vdekur”

Futboll

Projekti dështoi, por nuk ka “vdekur”

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:53
Projekti dështoi, por nuk ka “vdekur”

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka bërë një deklaratë të fuqishme teksa është shprehur se pas krijimit të Super Ligës qëndron vetë presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino.

Tebas vazhdoi deklaratën e tij duke u shprehur se projekti nuk ka vdekur plotësisht sepse mund të bëhet dhe pa klubet angleze.

“Ai është prapa projektit të Super Ligës, unë tashmë ia kam thënë personalisht. Unë e kam thënë dhe do ta përsëris përsëri, pas gjithë kësaj është vetë presidenti i FIFA-s.

Projekti ka dështuar, por nuk ka vdekur plotësisht edhe nëse nuk do të jenë në gjendje ta kryejnë pa klubet angleze.

Fiorentino Perez? Nuk ka asgjë personale, kemi dy mendime të ndryshme për futbollin. Kam dëgjuar duke thënë se futbolli do të shkatërrohet për tre vjet, por kjo nuk është e vërteta. Ajo që ai paraqet është një lloj i ri i industrisë së futbollit që rrezikon atë aktuale dhe unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat