Milan -Torino, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Milan -Torino, publikohen formacionet zyrtare

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:51
Milan -Torino

Pas një vikendi të suksesshëm, me fitoren 3:0 kundër Juventusit, skuadra e Milanit do të vazhdojë garën për Top 4, ku sot do të zhvillojë ndeshje kundër Torinos, dhe do të synojë të korrë fitoren e dytë në këtë qytet.

Pas 35 ndeshjeve, Milan zë vendin e katërt në tabelë me 72 pikë, po aq sa edhe Atalanta në vendin e tretë, dhe tri më shumë se Juventusi në vendin e pestë, dhe vetëm një pikë më pak se Napoli në vend të dytë.

Në anën tjetër, Torino pas 34 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 35 pikë, në pozitën e 16, katër pikë larg Beneventos në zonën e rrezikshme.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqiten Milinkoviç-Saviq, Muru dhe N’Koulou, ndërsa te Milan do të mungojnë Ibrahimoviq, Saelemaekers dhe Sandro Tonali.

Formacionet zyrtare:

Torino (3-5-2): Sirigu; Lyanco, Bremer, Buongiorno; Singo, Baselli, Mandragora, Linetty, Rodriguez; Belotti, Zaza

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Hernandez, Tomori, Kjaer, Calabria; Kessie, Bennacer; Calhanoglu, Diaz, Castillejo; Rebic

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat