Modriç e Daliç kundër Rebiçit

Futboll

Modriç e Daliç kundër Rebiçit

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:23
Modriç e Daliç kundër Rebiçit

Ante Rebiç me siguri që nuk do të kalojë një verë të qetë. Pjesëmarrja e tij në Europian nuk ishte ndër më të mirat dhe  në ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës, ai thuajse nuk dha asgjë në fushën e lojës. Sikur të mos mjaftonte kjo, në ndeshjen në fjalë, ai u bë protagonist negativ jo vetëm me paraqitjen e dobët në sulm.

Mediat kroate raportojnë se Luka Modriç dhe trajneri Zlatko Daliç janë tërbuar me sulmuesin i cili zgjodhi momentin më të papërshtatshëm për të ndërruar këpucët e tij dhe si rrjedhojë Kroacia pësoi gol.

Kur ekipi ishte në avantazh 1-0, e po mundohej të mbante Spanjën larg portës duke sakrifikuar në çdo mënyrë, Rebiç doli nga fusha sepse dëshironte të ndërronte këpucët që kishte veshur.

Një zgjedhje që acaroi kapitenin e Kroacisë, e mbi të gjitha trajnerin i cili nuk e kuptonte pse lojtari nuk duroi pak minuta deri në pushim.

Të dy kishin të drejtë sepse ndërsa Rebiç qëndronte jashtë fushës, Spanja shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi shifrat me Sarabia. Në mediat kroate raportohet se Modriç nuk i është ndarë sulmuesit si në pushimin e ndeshjes, ashtu edhe pas sfidës, duke e kritikuar e duke i vënë fajin për atë moment i cili mund të kishte ndryshuar fatin e kësaj ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat