Shkëndija e Haraçinës në kërkim të një fitoreje të re

Futboll

Shkëndija e Haraçinës në kërkim të një fitoreje të re

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 12:11
Shkëndija e Haraçinës

Pas një pushimi dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, sot rifillojnë emocionet në elitën e futbollit e Maqedonisë.

Sot (ora 13:00) në program është ndeshja e parë e xhiros së 14-të, ku përballen Shkëndija e Haraçinës dhe Bashkimi i Kumanovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Çairit në Shkup.

Është e qartë se skuadra vendase është favorite në letër, të paktën duke u bazuar në pozitën në tabelë, por edhe në cilësinë e saj.

Shkëndija e Haraçinës synon një tjetër fitore, pas asaj të xhiros së kaluar, dy javë më parë, kur triumfoi në transfertë kundër Arsimit.

Para kësaj ndeshjeje, skuadra nga Haraçina renditet në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa kumanovarët ndodhen në vendin e tetë me vetëm 11 pikë.

Pikët janë shumë të rëndësishme për Bashkimin. Sigurisht që skuadra nga Kumanova do të japë maksimumin, pasi edhe ajo ka ambiciet e veta. Natyrisht, nuk duhet nënvlerësuar skuadra e Muarem Muaremit.

Pritet një përballje e fortë dhe një luftë e madhe në fushë. Ndeshja pritet të jetë e vështirë, sidomos për shkak të gjendjes së keqe të terrenit në stadiumin e Çairit, por nuk do të mungojnë emocionet dhe spektakli.

Ndeshjet e tjera të xhiros së 14-të

E shtunë:

Skopjei – Arsimi (12:00)

Vardari – Tikveshi (13:00)

E diel:

Bregallnica – Struga Trim Lum (12:00), në Shtip.

E hënë:

Shkëndija e Tetovës – Sileksi (13:00), në Arenën e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat