Juventus thuhet se ka kërkuar nga Manchester City Gabriel Jesus-in, në huazim me mundësi për të blerë në fund të sezonit.
Bianconerët dhe trajneri i tyre i ri Max Allegri besojnë se Gabriel Jesus do të sillte diçka ndryshe, duke u bashkuar me Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, shkruan Calciomercato.
Braziliani 24-vjeçar mund të luajë si një sulmues qendror, por edhe në të djathtë ose të majtë të sulmit.
Ai nuk është zgjedhja e parë në Manchester City dhe i është dhënë një çmim prej 60 deri 65 milionë euro.
Gabriel Jesus shënoi 14 gola dhe dha katër asistime në 43 ndeshje konkurruese për Citizens sezonin e kaluar.