Milani është rritur

Futboll

Milani është rritur

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:04
Milani është rritur

Duke analizuar kampionatin e ri të Serie A, trajneri bardhezi nënvizoi: “Këtë vit ka trajnerë të rëndësishëm në ligën italiane, Mourinho dhe Spalletti janë kthyer gjithashtu. Interi, sigurisht që është favorit për titullin, sepse e fitoi sezonin e kaluar.

Milani është rritur dhe lojtarët e rinj do të kenë një vit përvojë më shumë.

Do të jetë një kampionat i mirë, gjëja e rëndësishme është të kemi vazhdimësi si gjithmonë. Duhet të jemi të mirë në ndërtimin e një rruge që do të na çojë në fitoren e titullit. Ne gjithashtu kemi Superkupën dhe Kupën e Italisë. Liga e Kampionëve është një dëshirë, për ta fituar atë duhen shumë komponentë”.

 

“Me pesë zëvendësimet për ndeshje shpresoj të mos ngatërrohem, sepse nuk jam mësuar me to. Mendoj se është një zgjidhje e mirë t’i kesh ato mundësi, mbase i mbetet trajnerit ta menaxhojë grupin në mënyrën më të mirë. Nëse në fund e pjesës së parë keni një paraqitje të keqe, tani mund ta nisni pjesën e dytë me katër zëvendësime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat