Plani i Barcelonës për Messin

Futboll

Plani i Barcelonës për Messin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:46
Plani i Barcelonës për Messin

Lionel Messi do të vazhdojë pushime deri në momentin që nuk do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelona-n.

Sipas AS, Pleshti nuk do të jetë të hënën në qendrën stërvitore të katalanasve.

Në ditët e kaluara është folur për një bashkim të argjentinasit me ekipin pavarësisht mungesës së rinovimit, por klubi nuk e ka pranuar këtë zgjidhje.

Aktualisht, Messi ndodhet me pushime në Ibiza bashkë me familjen.

Qëllimi i klubit është që ta mbyllë çështjen para 13 gushtit, në mënyrë që Messi të jetë në fushë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit kundër Real Sociedad më 15 gusht në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat