Ismaili: Kërkojmë kreun e Ligës

Futboll

Ismaili: Kërkojmë kreun e Ligës

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:43
Ismaili: Kërkojmë kreun e Ligës

Pas paraqitjeve të mira në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit, nis garat edhe në Kupën e Maqedonisë.

Pengesa e parë do të jetë skuadra e Veleshtës dhe ndeshja duhej të zhvillohej gjatë javës së kaluar, por u shtyë për të mërkurën, 22 shtator.

Kapiteni Fatih Ismaili, beson se pa marë parasysh se kush është në anën tjetër, ndeshjet e Kupës janë të vështirë.

“Të mërkurën është ndeshja e parë në Kupën e Maqedonisë, kundër Veleshtës në Strugë. E respektojmë ekipin kundërshtarë, por jemi edhe të koncetruar maksimalisht për këtë sfidë.

Ndeshjet e Kupës janë mjaft të rëndësishme, por edhe vështira,pasi që luhen vetëm 90 minuta. Ambicjet tona janë të mëdha, siç kërkojmë kreun e Ligës së Parë, ashtu edhe kërkojmë Kupën e Maqedonisë,” tha mes tjerash Ismaili për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Veleshta edhe këtë sezon garon në Ligën e Dytë dhe në dy xhirot e fundit arriti që të mund Vardarin me 2-1 dhe humb përballjen me Korabin me 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat