Tragjedi për ish-presidentin e klubit, i biri 23 vjeç gjendet i pajetë në një hotel

Futboll

Tragjedi për ish-presidentin e klubit, i biri 23 vjeç gjendet i pajetë në një hotel

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:57
Tragjedi për ish-presidentin e klubit, i biri 23 vjeç gjendet i pajetë në një hotel

Një lajm tronditës ka qarkulluar në mediat italiane teksa ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare djali i ish-presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini.

Armando Zamparini u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Londër aty ku jetonte pas diplomimit. Policia britanike po merret me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, por ende nuk ka një të dhënë të qartë.

Armando ishte më i vogli nga 5 fëmijët e Mauricio Zamparinit i cili sipas asaj që shkruajnë mediat italiane është nisur menjëherë drejt kryeqytetit britanik pasi mori vesh lajmin.

Zamparini ishte president i Palermos për 15 vite ndërmjet 2002 dhe 2017 dhe cilësohet si një ndër presidentët më të suksesshëm në Itali ku ka investuar jo pak në futbollin e Serieë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat