Emër i ri për mbrojtjen e Milan-it, Pioli pëlqen lojtarin e Sevillas

Futboll

Emër i ri për mbrojtjen e Milan-it, Pioli pëlqen lojtarin e Sevillas

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:27
Tanguy Nianzou

Milan është duke parë për përforcime në mbrojtje dhe sipas medieve italiane fokusi i “kuqezinjve” është në Spanjë.

Trajneri Stefano Pioli pëlqen Tanguy Nianzou, 22-vjeçarin që është në pronësi të Sevillas.

Spanjollët e vlerësojnë kartonin e mbrojtësit 10 milionë euro.

Por, për momentin nuk raportohet të kenë nisur negociata mes palëve, megjithatë Milan është duke vëzhguar me kujdes çdo lëvizje që lidhet me të ardhmen e Nianzou.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat