Rumania në Prishtinë

Futboll

Rumania në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 4 shtator 2024 Në ora: 22:51
Rumania

Kombëtarja e Rumanisë e drejtuar nga Mircea Lucescu ka mbërritur në Prishtinë, ku të premten do të luajë ndeshjen debutuese të sezonit aktual të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.

“Kombëtarja rumune e futbollit ka arritur në Kosovë për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Pas një fluturimi prej pak më shumë se 60 minutash, delegacioni trengjyrësh zbarkoi në Prishtinë, gati për të filluar përgatitjet për ndeshjen debutuese.

Do të qëndrojnë për tre netët e ardhshme në hotelin ‘Four Points by Sheraton’, një vend i njohur për ta pas ndeshjes së vitit të kaluar.

Djemtë janë të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit të tyre, kosovarëve”, shkruan FRF.

Ndeshja luhet në orën 20.45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat