E ardhmja e Asllanit

Futboll

E ardhmja e Asllanit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 18:36
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani e ka të sigurt largimin nga Inter, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ai kishte ofertë konkrete nga Real Betis në Spanjë, por elbasanasi dëshiron qëndrimin në Itali.

Ndërkohë që së fundmi, ekipi i sapongjitur në Serie A, Sassuolo i ka dërguar ofertë 22-vjeçarit shqiptar. Por ky i fundit ka refuzuar kategorikisht, duke mos e pëlqyer nisjen e një aventure te ish-ekipi i Nedim Bajramit.

Asllani ishte një dëshirë edhe e trajnerit, Fabio Grosso, i cili në të shkuarën është shpallur kampion Bote me Italinë. Megjithatë, kjo nuk ia ka ndryshuar mendjen Kristjan Asllanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat