Asllani debuton

Futboll

Asllani debuton

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 18:04
Kristjan Asllani

Asllani debuton nga minuta e parë!

Kristjan Asllani bën sot debutimin e tij me fanellën e Torinos, teksa është rreshtuar si titullar nga trajneri Baroni në sfidën që kjo skuadër luan sot pasdite përballë Fiorentinës.

Mesfushori shqiptar u transferua vetëm një javë më parë te torinezët, duke i zgjedhur ata para alternativave të tjera, mes të cilave ishte pikërisht Fiorentina.

Ndërkohë, në fushë është edhe Juventusi, që luan në një transfertë jo pak problematike përballë Xhenoas që ka ambicie në këtë sezon të luftojë për zonën e Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat