Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe

Futboll

Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 20:09
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka bërë realitet ëndrrën e tij, sulmuesi dardan mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Alredo Pedulla, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 20 milionë euro në total, 18 milionë euro direkt plus 2 milionë euro bonuse.

Ditën e nesërme, Zhegrova do të kryejë testet mjekësore te bardhezinjtë dhe më pas do të vijë firma në kontratë. Zhgerova do të firmosë deri në vitin 2030 me bardhezinjtë dhe do të përfitojë një rrogë 2.5 milionë euro në sezon.

Ky është padyshim një hap i madh në karrierë për Zhegrovën, duke bërë realitet ëndrrën e tij të luajë për një nga ekipet më të mëdha në botë.

Te Juventus, Zhegrova do të gjejë edhe Jonathan David, i cili u transferua falas në fillim të merkatos nga Lille te bardhezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat