Mbappe befason

Futboll

Mbappe befason

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 12:24
Mbappe e Yamal

Kylian Mbappe ka komentuar për herë të parë emrin e Lamine Yamal si fitues i Topit të Artë, duke u treguar i rezervuar në vlerësimin e tij për talentin e ri të Barcelonës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë që Yamal të fitojë një ditë çmimin më prestigjioz individual në futboll, sulmuesi i Real Madridit pati një koemnt të shkurtë.

“Lamine Yamal duke fituar Topin e Artë? Ai është një lojtar i Barcelonës, ne nuk mund të themi asgjë.”, u shpreh Mbappe.

17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së futbollit falë teknikës, qetësisë dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme në fushë. Vetëm 18 vjeç, ai është tashmë titullar i padiskutueshëm në skuadrën e parë të Barcelonës dhe ka debutuar me sukses edhe në Kombëtaren e Spanjës.

Edhe pse ende shumë i ri, Yamal shihet nga analistët si një nga kandidatët e së ardhmes për të fituar Topin e Artë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat